Kush do të fitojë Ali Ahmeti apo Ziadin Sela?

Mosmarrja e datës për fillimin e negociatave ka qenë vendimtare edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në një konferencë për shtyp, kryeministri, Zoran Zaev, ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur. Në një prononcim me tone gati dramatike, kryeministri Zaev ka theskuar se në kokën e tij janë rrotulluar të gjitha opcionet e mundshme.

Siç dihet tashmë vetoja e Francës ka qenë vendimtare që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos e marrin datën për bisedime, ndërkohë që shtetet tjara kanë qenë pro hapjes së bisedimeve. Zoran Zaev, ka ka folur edhe për qëndrimin e Francës. Ai ka theskuar se katër muaj rresht ka kërkuar takim me presidentin Makron, por një gjë e tillë nuk I është mundësuar. Zaev gjithashtu ka theksuar se merr përgjegjësinë për moshapjen e negociatave dhe “njëjtë si populli edhe ai ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian. Ai ka theksuar se do të respektojë ligjin për qeveri teknike, pa precizuar se kur do të tërhiqet nga posti i kryeministrit.

“Propozoj organizimin e zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë të jetë e mundur. Zgjedhje në të cilat ju qytetarë do të vendosni për rrugën në të cilën duhet të ecë shteti ynë. Ky do të jetë edhe propozimi im në takimin e nesërm të liderëve tek presidenti Pendarovski. Organizimi i zgjedhjeve që qytetarët të tregojnë se në cilin drejtim të ecim tutje. Qytetarët kanë mandat të vendosin. Të vazhdojmë në rrugën e vërtetë të vlerave evropiane dhe demokratike, rrugën e zhvillimit, prosperitetit dhe rrugën që të shpie para, apo në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve, respektivisht rrugën që kthen mbrapa “, ka theksuar Zaev.

Numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se partia e tij është gati që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një lidhje direkte me Skype për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Osmani ka lënë të hapura kartat për një koalicion tjetër me partinë e kryeministrit Zaev. Duke u ndalur tek mos hapja e negociatave, ai ka theksuar se BE ka dëmtuar rëndë kredibilitetin e vet në rajon pasi të dyja vendet i kishin plotësuar të gjitha kushtet e vendosura.

Nga burime partiake është bërë e ditur se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në fund të shkurtit ose në fillim të muajt mars. Por, për mbajtjen e tyre akoma mbeten të dakordohen edhe partitë opozitare, të cilat gjatë tërë kohës kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, sidomos nëse nuk merret data për fillimin e negociatave. Ndërkohë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka caktuar takim liderësh. Pritet që në këtë takim të konfirmuar nga të gjithë liderët, të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat tashmë janë paralajëmruar nga të gjitha partitë.StrugaLajm

Partneri shqiptar në qeverinë e Zaevit, BDI gjithashtu është deklaruar për zgjedhje të parakohshme siç thuhet si një “akt moral”. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet janë parë nga Ahmeti si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve.

Partitë opozitare në bllokun politik shqiptar, gjithashtu janë prononocuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këto parti kanë vlerësuar se mos marrja e datës është dështim i qeverisë dhe se Maqedonisë së Veriut I nevojitet tashmë një legjitimitetit i ri politik.

“Pas lajmit të djeshëmn për refuzim të datës për hapjen e negociatave me BE , lajmi i sotëm të cilin e paralajmëroi kryeministri Zaev që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme , është një lajm i mire, një lajm shprese, si rezulltat i dhënies së përgjegjësise edhe për një vit të humbur integrues. Ne jemi te bindur se se me këtë rast qytetarët e republikës së Maqedonisë por në veçanti votuesit shqiptar do të kenë mundësi për të dhënë një legjitimitet të ri politik”, kanë theksuar nga ASH-ja e Zijadin Selës.StrugaLajm

Pas dështimit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian, Lëvizja BESA ka shprehur qëndrimin e saj se ky dështim deligjitimon qeverinë në tërësi dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opcioni më i mirë për të kërkuar përgjegjësinë nga sovrani.

“Për fat të mirë, sygjerimin e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme parlamentare e kuptoj drejt dhe qartë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev i cili përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do t’i bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve parlamentare”, kanë theksuar nga partia e Bilal Kasamit.

Edhe partia Alternativa e Gashit ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat imponohen pas refuzimit të BE-së për dhënien e datës. Kreu i këtij subjekti politik Afrim Gashi ka kërkuar ndryshime në kodin zgjedhor dhe pastrimin e listës zgjedhore.

Lideri e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPNE-së, Hristijan Mickovski, ka theksuar se pret që nesër në takimin e liderëve të arrihet marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme. Kreu i VMRO DPMNE-së Mickovski ka theksuar se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij. Ai ka kërkuar zbatimin e ligjit për qeveri teknike.

Tashmë mbetet e qartë që të gjitha partitë politike janë të përcaktuara për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pse dnërkohë kishte dileme nëse kryeministri Zaev do të përcaktohet për një obsion të tillë, duket se sforcimet paraprake të shndërruara në bindje të thellë të qeverisë së do të ketë një datë për fillimin e negociatave kanë qenë përcaktuese për një vendim të këtillë.

Në fakt çdo obsion tjetër që nuk i nënkupton zgjedhjet e parakohshme vetëm mund ta thellojë krizën politike në Maqedoninë e Veriut, sidmos pas prononcimeve të përfaqësuesve qeveritare se do të ketë një datë. Pikërisht, ky moment është shfrytëzuar nga partitë opozitare që të ushtrojnë presionin e tyre për zgjedhje të parakohshme.

Mbetet që në ditët në vijim, paraprakisht, në takimin e liderëve të bisedohet dinamikat e e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Nga përvoja e deritashme e bisedimeve të partive politike nuk mund të shpresohet për një dakordim të shpejtë edhe pse kryeministri Zaev është deklaruar për zgjedhje të shpejta. Brenda kohës pritet të happen edhe tema tjera, të cilat mund të marrin kohë deri në përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë Maqedonia e Veriut tashmë po futet në një proces zgjedhor, i cili u imponua pas vetos së Francës për mo hapjen e negociatave

In : Aktuale

Loading...
loading...