Kush do të fitojë në BDI, Hazbi Lika apo Musa Xhaferi?


Iniciativa për shuarjen e Sekretariatit per inplementimin e Marreveshjes se Ohrit është reflektim i konfliktit mes krahut të Hazbi Likës dhe atij të Musa Xhaferit, njoftojnë burime qeveritare, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas tyre, BDI në mënyrë elegante dëshiron ta shkarkojë Likën nga posti duke shuar resorin që ai e udhëheqë dhe duke formuar ministri tjetër.

Në momentin kur dukej se krahu i Likës është dorëzuar, ka ardhur reagim i fuqishëm prej atje përmes ish nënkryetarit të partisë, Rafiz Haliti, i cili në një intervistë për Gazetën Lajm ashpër ka kundërshtuar shuarjen e Sekretariatit per inplementimin e Marreveshjes se Ohrit.StrugaLajmStrugaLajm

Pas reagimit që bëri anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së Rafis Aliti në një intervistë për gazetën Lajm, kundër shuarjes së Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka reaguar përmes një komunikate edhe Brigada 112 e UÇK-së.

Ja çka thuhet në komunikatën e Brigadës 112:StrugaLajm

“Iniciativa parlamentare për ndryshimin e Ligjit mbi funksionimin e institucioneve shtetërore si dhe shuarjen e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shndrimin e këtij institucioni në “Ministri” për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, ne luftëtarëve të UÇK-së, Brigada 112, na ka revoltuar jashtë mase.

Kërkojmë që kjo ide të tërhiqet nga rendi i ditës ,të mos diskutohet aspak mbi këtë iniciativë, pasi që , institucion për të cilin kemi luftuar dhe i vetmi për implementimin dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar në tërësi.

Në shumë institucione nuk është arritur niveli 20% i përfaqësimit të shqiptarëve,e madje ka institucione të cilat ende janë pa asnjë shqiptarë të punësuar si dhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së është në ngecje” shkruhet ne komunikate.

Pas këtyre reagimeve, gara mes Likës dhe Xhaferit është bë më e ashpër edhe pse Musa Xhaferi thuhet që kontrollon dy figurat kyçe të grupit parlamentar partiak, Ejup Halimin dhe Artan Grubin./GazetaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...