Kush do të largohet i fundit?!

Temë kryesore e bisedës të të gjithë të rinjëve është “Largimi nga ky vend” i quajtur Maqedoni ose Republika e “politikuajve” të korruptuar. E gjithë kjo erdhi si rezultat i humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt, sepse çdo i ri ndjehet i pa sigurt në këtë shtet dhe shpresë e vetme dhe rrugdalje e patjetërsueshme është rruga e mërgimit.
Kush është fajtori i kësaj gjendje?! Sigurisht, ata që na gënjejnë çdoherë, ata që na premtojnë parajsën dhe na ofrojnë ferin, ata që çdo fjalë e kanë gënjeshtër dhe çdo vepër e kanë krim, ata që arsimin e politizuan, shëndetësinë e shkatëruan dhe shtetin e varfëruan.
Çdo i ri i cili diplomon është i detyruar të kryej edhe një kurs të ndonjë gjuhe të huaj, të merr çertifikatën, të aplikojë për vizë dhe t’i bëjë gati valixhet për tu larguar nga ky vend, ose të bëhet servil dhe argat i dikujt dhe të jetojë i nënçmuar e të udhëhiqet nga ata që janë të pa shkolluar.
Në vendet tjera diplomimi i një studenti është gëzim për familjen dhe shoqërinë, ndërsa në vendin tonë është pikëllim dhe mërzi sepse nga ai moment detyrohesh të largohesh dhe të quhesh “i huaj”, të braktisësh vendin tënd ku u rrite, u edukove dhe u shkollove.
Mjekët e rinjë, dhe profesionist të tjerë të shkolluar dhe të moralshëm që nuk i’u nënshtrohen politikanëve dhe politikave të tyre të pista shumica u larguan, dhe pjesa tjetër janë në pritje të vizave.
Kush do të qëndrojë në këtë vend?! Ndoshta, vetëm klasa politike, fëmijët e tyre, servilët dhe të korruptuarit, sepse vetëm atyre ju përshtatet kjo situatë dhe janë të kënaqur. Maqedonia a do të antarsohet në NATO dhe BE ose jo, kjo është shumë pak me rëndësi, sepse shumica e qytetarëve janë antarësuar dhe jetojnë atje, përveç politikanëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të këtyre vendeve.
Derisa ekziston kjo klasë politike e harxhuar, e korruptuar, e kriminalizuar, sado që të mbahen zgjedhje parlamentare, zgjidhje nuk do të ketë asnjëherë për këtë vend. Sa më shumë që organizohen zgjedhjet, aq më shumë largohen qytetarët nga ky vend, pas çdo cikli të zgjedhjeve zhgënjimi është më i madh, dhe largimi bëhët zgjidhje. Kush do të largohet i fundit?!
Do të largohen edhe ata që më së shumti e duan këtë vend, edhe ata që kanë shumë vullnet për të punuar për të mirën e këtij vendi, edhe ata që meritojnë të udhëheqin këtë vend, sepse dashuria ndaj këtij vendi vetëm po zbehet nga zemrat e çdo të riu, punëtori, profesionisti, biznismeni dhe qytetari.
Do të largohen të fundit edhe fëmijët e atyre që janë fajtorë kryesorë për këtë situat, sepse nuk do të kenë asnjë shok me të cilin do të shoqërohen, dhe vetëm atëherë do t’a kuptojnë këta politikuaj se çka do të thotë të të largohet fëmija dhe çfar dhimbje është… por ndoshta dhimbje nuk do të ndjejnë, sepse zemrat e tyre nuk ndjejnë dhimbje janë të vdekura.!
Në një vend ku nuk ka drejtësi, arsim cilsor dhe shëndetësi të mirë, largohu nga ai vend.
“Me pasuri bëhet atdhe dhè një dhé i huaj; me mjerim edhe atdheu bëhet dhé i huaj”
(Aliu r.a)
In : Aktuale

Loading...
loading...