Reklamo ketu!

KUSH E VANDALIZOI VARRIN E PROF ALI VISHKO NË TEQENË E TETOVËS

Shpëtim Pollozhani

Verret janë vende të shejta. Ata janë tapi e vjetërsisë, dëshmi e legalitetit dhe e legjitimitetit historik të një populli në trojet ai ku jeton. Varret janë memorja e jonë kolektive, prandaj, çdo pushtues dhe sundues, veprimin e parë që e bën është asgjësimi i varreve dhe i monumenteve të historisë, artit dhe kulturës të popullit të pushtuar.


Beogradi kishte mbi 100 xhami dhe dhjetë varreza muslimane. Edhe Nishi kishte afër 80 xhami dhe disa varreza. Ku janë ato?? Të gjitha i asgjësoi pushtuesi serb. Ku lshtë Burmali Xhamia që ishte tek Ura e Gurit në Shkup, ose xhamia tek Porti i Ohrit. Edhe pushtuesi Romak, Scipioni, pasi e pushtoi Kartagjenën në Afrikë, urdhërin e parë e dha ishte asgjësimi i monumenteve dhe varrezave Kartagjene.
Ne shqiptarët nuk kemi mallkim më të keq se mallkimi ,,të humbtë vari” Në Jug të Shqipërisë përdoret një thënie tjetër ,,ku prishet një varr shuhen dhjetë oxhaqe”
Vandalët e prishën varin e historianit dhe studijuest të Periudhës osmane Prof Ali Vishko, i cili e kishte lënë me gojë që ta varrosin në oborin e Teqesë së Tetovës.
Vandalët ia prishën varrin, të cilin e rregulluan disa intelektualë tetovarë, por ama, në memorjen tonë kolektive do të ngelë kujtesa se në oborin e Teqesë të Tetovës është varri i Prof Ali Vishko, tetovarit nga Struga. Lavdi vepra e Prof Ali Vishko.