KUSH ESHTE KOMANDANTI SALI MUSAI – PROFI

Musa XH Musai
·

KUSH ESHTE KOMANDANTI
SALI MUSAI – PROFI

Shkruar nga Musa Musai

Me Sali Musain jame kusheri, nje gjak nje fis. Jemi moshatar por me shume kombtarisht jemi te lidhur, na kane lidhur hallet, vuajtjet dhe deshira per liri kombetare.
Prej moshes se njome kur filluam te kuptojme gjendjen e renduar te shqiptareve, vazhdimisht kerkonim zgjidhje te perhershme.
Regjimi Jugosllav ishte i eger, vazhdimisht burgoste, vriste njerez, te cilet banin perpjekje per liri dhe barazi te populllit te vet.Ne shpirtin e Saliu dhe timin, per cdo dite rriteshte urrejtja ndaj serbo-sllavise.

Kjo ndodhi me 1968, kur ne Kosoven martire shperthyen demostrata, te cilat u perhapen ne gjithe hapesiren shqipetare. Asaje kohe ne Struge, ne gjimnazin “Vellezerit Milladinovci” politikisht u denuan dhe diferencuan profesoret tane, Nuhi Vinca, Rahmi Tuda dhe legjenda e arsimit Axhem Kica.

Ne ishim nxenes ne klasen e trete ne gjimnaz.Populli filloi te revoltohej, revolat thuaj se ishte gjithe popullore.
Per ne gjendja e renduar politike, ishte pika kulminante e urrejtjes drejtuar kunder shtetit Jugosllav.
Gjithemone kerkonim grushtin e forte, ate grushtin, si ne poezine e Migjenit, Oh qe skam nje grusht te forte e ti bije malit mu ne zemer. …StrugaLajm

Rankoviqi me bashkepunetoret shqiptar bente masakra ne Kosove dhe kudo.Shqiperia, shteti yne Nene, krejtesisht e izoluar e pamundur te na ndihmoje, per situaten e renduar politike, ekonomike dhe sociale.
Pradaj kjo gjendje e vazhdueshme e mjerimit ne shpirtin e Saliut ngjalli urrejtje, ndaj ish Jugosllavise dhe sllavo-maqedonasve. Popullata filloi te shthuret dhe te migroj ne shume Kontinent, migrimi ishte perbindeshi i keq, u largua rinia, vendi u boshatis.

Saliu prej merzise, urrejtjes, vendosi te largohet jashte vendlindjes, migroi ne SHBA.
Per jeten e tij se si e ka kaluar atje, nuk dua te flasi, por me perkushtim tregoj momentet se atje takon mendimtar te njejt te cilet e urrenin shtetin hegjemonist-fashist Jugosllav. Vazhdimisht me shkruante se shqiptaret edhe ne megrim po bashkohen dhe mendojne nje dite te kthehen ne folene e tyre, folene e shqipojave e cila quhet Shqiperi.Ai shkruante se ketu ne emigracion, emigrantet thone “Mbaju Nene e mos ke frige, se ke djemte ne Amerike”.StrugaLajm

Gjendja politike u rendua ne vitin 1981, ne Kosove shperhyen demostratat, Kosova bente lufte me mish e shpirt,per barazi kombetare, Kosova Republike. Demostratat e vitit 1981 ishin ushqimi yne i dites dhe neteve te gjata. Ata protesta gjeten mbeshtetje ne gjithe hapesiren shqiptare poashtu edhe ne megrim. Ne vitin 1981 ne Struge pati rremuja politike, diferenciome dhe burgosje politike.Gjate asaj kohe na diferencuan mbi dhietra profesor, mjek, intelektual, te drejtimeve te ndryshme.

Shteti Jugosllav, permes UDBES dhe bashkepunetoreve te saje, mbjellte dhune, frige, krijonte panik ne popull.
Jugosllavija nuk durohej, kudo burgosje, dhune tmerr, vrasje dhe heroizma te papermbajtura te djemve dhe vajzave shqiptare. Kudo shiheshin akte heroike te heroizmit si Mic Sokolit, Selam Labit, Vojo Kushi dhe shume trimave tjer shqiptar.
Pas viteve 1900 Saliun e gjejm me shpesh midis nesh, ne Struge, Prishtine dhe Tiran. Ai ishte i gatshem per lufte pa kompromis per liri kombetare.
Takimet u shpeshtuan, ishim politikisht me te pjekur, kuptuam se miku me i madh i shqiptareve eshte Amerika, NATO.
Gjithemon duke i pasur syt me plot drite dhe bindje, te rinia shqiptare, klasa punetore, mergimtaret, te gjithe sebashku formuan forcen e madhe te cilen e quaj FORCA e BIG BENIT.

Ai eksplodim ndodhi me 1998/99, kur UCK ja organizoi rradhet e saja dhe i doli zot vatanit.
Keshtu i erdhi rradha, Mbaju Nene e mo ski frige se ke djemt ne Amerike.
Sali Musai ceshtjes kombetare iu pergjigj me dicipline, heroizem, dhe urrejtje e cila ishte mbledhur thelle, ne shpirtin e tij. Saliu mori pjese ne te gjitha luftrat ne Kosove, duke filluar nga lufta e Koshares. Luften e vazhdoi edhe ne Iliride me 2001.

Lufta e UCK se ngjalli patriotizem te populli shqiptar dhe ishte tmerr per armikun. Per here te pare shqiptaret e te gjitha moshave u bashkuan per vdekje dhe Liri.
Keshtu endrra e tij shekullore u be realitet, Kosova u be shtet i pamvarur, Kosova Republike.
Por, lufta jone per bashkimin e trojeve, eshte e shenjte dhe vazhdon, eshte e mundimshme, me plot mund dhe sakrifica.
Lufta vazhdon edhe me tutje, kunder profitereve ekonomik, politik te UCK se, poashtu, kombi duhet pastruar prej mbeturinave, sherbetoreve nostalgjikeve te Haxhi Qamilit, turko-arab dhe serbo-sllav.

Atehere Shqiperia do te jete e bashkuar, do te frymoje e lire, do te jete e bukur, ekonomikisht e zhvilluar, me dije dhe kulture, do te udhehiqet prej Akademis se Shkencave e cila do ta menaxhoje drejte nivelit Boteror.

Ne fund diskutimin tim e perfundoj duke apeluar te popullata shqiptare, se Shqiperia do te haperoj drejt Europes, drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, drejt amanetit te luftetareve dhe gjithe atyre qe dhane jeten per bashkim kombetar.


Loading...
loading...