Kush është Vjosa Osmani, Kryeparlamentarja që ëndërronte të bëhej psikologe

Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës pas largimit të Glauk Konjufcës nga kjo pozitëU ul në një pozitën që fillimisht nuk e deshiroi.Vjosa Osmani, synonte të bëhej kryeministre e Kosovës, por rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit shuajti shpresat për vajzën nga Mitrovica.StrugaLajm

Kjo pozitë i takon fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit, por pa një post nuk do të mbetet as gruaja më e votuar në Kosovë por pa një mbështetje shumë të madhe nga udhëheqja e lartë e LDK-së.Sido që të jetë kryesia e partisë së Isa Mustafës, u pajtuan që Osmani e doktoruar në SHBA të udhëheq një prej tri institucioneve më të rëndësishme për shtetin.38 vjecarja e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, do të udhëheq këtë institucion pjesë e të cilit, si deputete ishte për tri mandate. Para se të bëhej deputete, Osamni ishte këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.Por ambiciet politike, ishin me të mëdha për vajzën që ëndërronte të bëhej psikologe por studioi dhe doktori në shkenca juridike.StrugaLajm

E martuar me një djalë nga Presheve, politikania që kundërshtonte idenë e Thacit për ndryshim të kufirit të Kosovës, gëzoi simpatinë e elektoratit duke kundërshtuar politikën e PDK-së që ajo e cilësonte rrezik për vendin.Ajo që në një kohë planifikonte të kandidoi për kryetare të LDK-së, u pajtua me propozimin e partisë që të jetë vetëm kandidate për kryeministre të Kosovës.
Ndonëse nuk fitoi, Osmani nuk ndaloi përpjekjet për të arritur një pajtim me LVV për t’u bërë bashke në atë që dy partitë e quanin “Koalicion i shpresës”.Ky angazhim duket se i kushtoi aktivistes së hershme të LDK-së, pasi zërat kundërshtar të koalicionit nisën luftën brenda partisë.Agim Veliu, që dikur ftonte qytetarët ta votonin Osmanin, u kthye në një kundërshtar për Osmanit.Kundërshtimet brenda partisë, megjithatë nuk është zmbrapsur kurrë.Përkundrazi duke u bazuar në mbështetjen elektorale Osmani, nënë e dy vajzave ka gjetur forcë për t’i tejkaluar pengesat eventuale.Angazhimi i saj si kryetare e Kuvendit do t’ia kufizoi aktivitetet tjera profesoreshës së Universitetit të Prishtinës.Njohëse e pesë gjuhëve të huaja Osmani, ka të publikuara libra punime shkencore që mbajnë emrin e saj.Për një kohë, Osmani do t’i lë anash punimet shkencore.Ajo të udhëheq Institucionit më të lartë legjislativ, ndonëse preferonte të ishte në krye të ekzekutivit.Por, kur mbyllet një derë hapet një tjetër.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...