Kush fiton më shumë para në Zvicër? – Këto janë profesionet me pagat më të larta

6502 franga bruto, kjo është paga mesatare mujore në Zvicër (që nga viti 2016). Kjo do të thotë se çdo i dyti banor fiton më shumë se 6502 franga, gjysma tjetër është më pak.

Tashmë Zyra Federale e Statistikave ka publikuar detaje rreth pagave. Cila është paga mujore bruto në profesionet e ndryshme? 20 min sjell listën e pagave.

Shefat dhe drejtorët e administratës fitojnë 10,541 franga.

Personeli në pastrim fiton 4193 franga në muaj.

Ndihmësit në kujdesin shëndetësor: 6744 franga.

Punonjës në shtëpi pleqsh: 5316 franga.StrugaLajm

Stafi nëpër zyra në kontakt të klientët fitojnë 5302 franga.

Zyra e përgjithshme dhe stafi i sekretarisë 6133 franga.

Punëtorët e metalit dhe mekanikët marrin 5.823 franga.StrugaLajm

Punonjës të sigurisë 6468 franga.

Elektricistët: 5878 franga.

Mësuesit në Zvicër fitojnë 9315 franga.

Paga mesatare e personelit të mbledhjes së mbeturinave dhe punonjësve të tjerë ndihmës është 5316 franga.

Inxhinierët, shkencëtarët dhe matematikanët kanë një pagë mujore bruto prej 7,956 franga.

Në përpunimin e ushqimit, prodhimit të veshjeve dhe profesioneve të lidhura me zanate, paga mesatare arrin në 5248 franga.

Juristët fitojnë 8332 franga.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...