Kush po e kërkon Rufi Osmanin ta rikandidojë për kryetar të Gostivarit

Ish-kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani po synohet që të jetë kandidat i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Gostivarit. Lobimi më i madh bëhet nga LR-PDSH, ku anëtarë të lartë të kësaj partie duan që Rufi Osmani, që simbolizohet me këtë qytet, të rikandidohet për këtë komunë, duke pasur parasysh rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij, informon INA.

Osmani deri tani nuk ka bërë të ditur se a do ti rikthehet politikës, derisa ai është konsideruar si një nga kryetarët më të suksesshëm të Gostivarit.

Gjatë periudhës së tij komuna e Gostivarit kishte arritur rezultate të jashtëzakonshme në menaxhimin fiskal dhe komunal mori Rejtingun Kreditor nga Agjencioni Moody’s, pagoi në tërësi borxhet e trashëguara, realizoi 8 milion euro investime kapitale, rriti buxhetin bazë nga 3,5 milion në vitin 2009 në 7 milion euro në vitin 2013 dhe siguroi fonde shumë të volitshme financiare 12,5 milion euro për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Kurorë e punës së suksesshme katërvjeçare është shpërblimi “Evropa e Bashkuar” që unë e pranova si kryetar i Gostivarit nga Assambleja Evropiane e Biznesit me qendër në Oksford të Anglisë.”, ka theksuar Osmani, duke përmendur edhe investime të realizuara.

Programi i tij katërvjeçar 2013-2017 tashmë, sipas Osmanit  ka fonde financiare për investime kapitale prej 20 milion euro nga burime të jashtme 12.5 milion dhe 7,5 milion euro nga buxheti komunal.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...