Kushtetuta në sallën e operacionit, ku janë shqiptarët

Arben Taravari

Është një nga momentet e rralla që Kushtetuta do të futet në sallën e operacionit, nëse do të metaforizoja me terma profesionalë. Do të thotë që ose e pastrojmë prej tash çdo metastazë që ka sulmuar organet tona, ose ndryshe rrezikojmë shumë! Le të bëjmë vepra për të cilat fëmijët tanë do ishin krenarë t’i tregonin në të ardhmen

Nga Dr.Arben TARAVARI

E nis këtë reflektim me një pyetje që sot shqetëson të paktën çdo individ të përgjegjshëm që jeton në Maqedoni. Kaosi politik ka mbërthyer jo vetëm ata të cilët janë spektatorë të dinamikave politike por edhe ato që janë aktorë të tyre, domethënë Politikanëve.StrugaLajm

Jemi ulur përballë Ndërkombëtarëve të hutuar duke mos e pasur të qartë saktësisht se çfarë na pret pas ndryshimit të Emrit. Jemi shumë të vetëdijshëm që hyrja në NATO dhe BE është një aksion fatmirë që na ndihmon për të pasur shoqëri më të shëndetshme. Mirëpo kjo hyrje u kushtëzua nga një grup deputetësh të cilët çuditërisht i pagëzuan si “ata të VMRO-së”, pavarësisht se deputetët kanë votë të barabartë pa marrë parasysh nga cila aradhe partiake vijnë. Me një listë aspak normale për procese demokratike këta deputetë që u konsideruan si pengmbajtësit e Çelësave të NATO-s, parashtruan kërkesa ku këmbëngulin për integritetin e etnisë së tyre dhe pa një pa dy vunë kushtin harbut të faljes apo ndryshe thënë të amnistisë së të gjithë atyre “naivëve” të cilët edhe të kishin bërë ndonjë krim tek-tuk (abuzime të mëdha me pushtetin), e kishin bërë për shkak të dashurisë së tejskajshme që paskan pasur për popullin, dashuri e cila ju errësonte logjikën dhe i ndriçonte veprimet e liga anti-ligjore për aq ligj sa ka Maqedonia.

Ky kusht u quajt menjëherë me terma të tjerë, ishte shumë e rëndë që të lihej si në origjinal- Falje për Kriminelët, direkt dolën nga sirtarët e demagogëve humanistë epitete shumë më emocionalë, gati gati heroikë të tipit “Pajtim Kombëtar”. Në emër të NATO-s dhe BE-së bëmë kompromis me hir e me pahir dhe vazhduam të kapërdinim këtë gjellë tipike ballkanike. Por çfarë ndodhi nga kampi i deputetëve shqiptar?StrugaLajm

Asnjë hata. E para nuk pati asnjë deputet shqiptar që të dilte kundër NATO-s. Të gjithë si bij evropianë që jemi nxituam të votonim Nënën Tonë Evropë. Vetëm se ne jemi bijtë më të çuditshëm të saj! Bashkimi Evropian është një institucion që mishëron Evropën e Bashkuar në emër të vlerave kapitale si janë Të Drejta e Barabarta të Njeriut. Këtu ku jetojmë, kanë kohë që na i kanë marrë këto të drejta, dhe kinsè duke trumbetuar se po na i kthejnë, na i kanë bërë më shumë sallatë. Ne nuk kemi kushte të tipit “nxirrni ndonjë kriminel nga burgu” ose “na lironi nga akuzat”, ne kemi kushte shumë herë më dinjitoze dhe esenciale për Evropën apo Shtetet e Bashkuara, si janë Gjuha Shqipe dhe Statusi i saj apo Integriteti i Popullit Autokton Shqiptar.

Por çfarë po ndodh me deputetët e krahut shqiptar?! Kaos që ka hutuar dhe vet Ndërkombëtarët. Ata që janë pjesë e Qeverisë, politikanët shqiptarë pra, ata natë e ditë thonë: nuk është momenti për kushte… Po si është e mundur që disa të venë kushte (e çfarë kushtesh), kurse ne, të cilët edhe sot shikohemi si popull inferior nga Kushtetuta e vendit, të heshtim dhe të bëjmë të bindurin?! Kujt i bindemi?! Kujt do t’i prishnim punë nëse do të kërkonim një Kushtetutë Evropiane e cila bëhet e tillë vetëm duke vendosur Të Drejtat Tona në vend?!

Kryeministri i shtetit, z.Zaev jo vetëm që duhet të mbështesë dhe pranojë këto ndryshime por duhet të jetë madje pionier i këtij riparimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, të ardhme të cilën ai duket se po e do shumë. Le të mblidhen të gjithë deputetët tonë shqiptarë, le tu tregojmë botës se sa prekëse dhe paradoksale është që një nga popujt më të vjetër në kontinent (në mos më i vjetri), ka kërkesa kaq demokratike.

Ky është një nga momentet e rralla që Kushtetuta do të futet në sallën e operacionit, nëse do të metaforizoja me terma profesionalë. Do të thotë që ose e pastrojmë prej tash çdo metastazë që ka sulmuar organet tona, ose ndryshe rrezikojmë shumë! Le të bëjmë vepra për të cilat fëmijët tanë do ishin krenarë t’i tregonin në të ardhmen./koha.mk/

In : Aktuale

Loading...
loading...