Ky është djaloshi maqedonas që u sulmua me thikë

Ky është 17 vjeçari maqedonas i cili dje është therë tri herë me thikë në autobusin numër 57 në qendër të Shkupit, te stacioni i autobusëve i njohur si “Rekord”. Ai është goditur tri herë me thikë, kurse njëra prej goditjeve ka përfunduar në mushkëritë e zeza dhe si pasojë ai gjendet i shtrirë në spital në rrezik jete.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë person lidhur me këtë sulm, mirëpo në rrjetet sociale qarkullojnë informacione se sulmin ndaj tij e kanë kryer një grup i ë rinjsh shqiptarë.StrugaLajm

Edhe pse ende nuk dihen autorët dhe pa bë asnjë prejudikim, Gazeta Lajm apelon te prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre adoleshentë, sepse është prezente një tendencë nga shërbime të ndryshme sekrete, që i nxisin adoleshentët shqiptarë, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, duke i frymëzuar se nëse sulmojnë ndonjë maqedonas të pafajshëm, do të dëshmojnë se janë “patriotë shqiptarë”. Qëllimi i shërbimeve sekrete është që pastaj t’i marrë nën kontroll këta “patriotë” duke shfrytëzuar ndikimin që anë në instanca gjyqësore për tua falur dënimin dhe për t’i futur në shërbim të tyre, për të punuar në dëm të shqiptarëve. Kjo ende është një tabu temë për shqiptarët e Maqedonisë, duke pasur parasysh se shumë “aptriotë” të kultivuar në mënyrë të atillë nga shërbimet sekrete gjenden në pozita të fuqishme, mirëpo sa më parë të hapet, aq më mirë për shoqërinë tonë. Kini kujdes që fëmiu juaj të mos bie viktimë në ndonjë skenar të tillë!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...