La kryt pas femnave!

Ai muhabeti se përse shkruajmë ne që shkruajmë, kisha me pas thanë se është njësoj sikur të pyesësh vjedhësin se përse vjedh…! O e ka nga zanati e jo nga inati! Është vokacion, thirrje…! Kështu diçka do e kisha tentu…!

Nga Adelina MARKU

“Ç’të ka kap zori pa ty gjene të shkruash për çdo gjë?” – m’a shpull dikush që heshtjen e ka bo diskurs jete!; “Pse mi , ma e mençmja na qenke ti që duhesh me fol?!” – do ma dalldis dikush; “Ti ki me u gjeg në xhenem moj kudër!” – do më shkruan një i/e tretë në FB, që them – ka aftësinë profetike se kush n’xhenem e kush n’xhenet. Hhmmm, fundja një germë i ndan këto dy destinacione postmortale a!; ose një i katërt: “Ti mujsh me shkru çdo gja veç mos shkruj për fenë tonë!” – do ma shpull një tjetër që shpall fenë time ndrysh’ nga tijit e fafap e bon diktat mendjeje e m’përjashton me hidhnim nacist, me rracizëm…; “Kqyre lopa, lopa që shkrun. Lop oj lop …Hajt lop fluturo !” – do shkrun ndojnjani që ka lopën opsesion, thu ti kur i vogël , ka pi qumësht direkt nga cica e lopës e aty, aty iu ka ngulu mendja përjetë! ; “Ku po din mori ti me bo dallimin mes harramit e hallallit, ti je kaure!” – do ma xhigav noj tjetër tuj mendu se ma mir se unë e njeh Zotin tim brenda meje!;” Kjo don me u (ashtu…)!” – këtë m’a shkrun dikush që n’vend të trunit ka organ gjenital. Ah Frojd, o Frojd!; “Mos t’a mer mendja se ji ma e mençme se un, oj trullavic , oj budallicoooo!”; – kjo del nga ndoj tip narcisi t’vetmum, që masnej i bjen pishmanit se m’quan budallic se kish mund të më thotë psh “oj/ma/pak/e/ mençmja/se/un psh!” Se këta tipa vdesin dikush ti dojë! Jam ma i miri, ma i bukri, ma seksi , ma i mençmi , ma ….i vetmumi! Pse s’më doooo?!?!?!?; ” Mshele , mshele , gruja duhet m’u mbyll! ” -del kjo si piskamë ejakulimi nga ndoj seksist radikal!; ” Kurv’, kurv…”! – shpërthen dikush tip posesivi ndaj femnës, obsesiv e kompulsiv , thu ti ka doktoru mbi KURVNINË! “Doktor kurvash” i kish shku titulli rrugaço shkencor psh ! E kishin punësu edhe në universitet partitë tona politike biles! Pa konkurs…!

Sa shumë komente në Fb profilin tim pasi mbështeta lajmin kritik mbi një propagandë perverzisht të formuluar kundër mbajtjes së maturës e që qarkulloi rrugëve të Çairit ( si gjithmonë , pa çka !)!!!! I bij ballit shpull “taaak”, e them , oj nannnn sa shumë komente! Ndërsa unë me qetësinë e nirvanës i lexoj një nga njo! Ndonjëherë, bashkë me vajzën time ulemi dhe “fërc fërc fërc” lëvizim komentet! Të meremi vesh, kam një armatë lexuesish, biles sa të NATO-s , që më lexojnë me knaqësi e vëmendje e që ngrenë debat civilizues, me dakordime e mosdakordime e me argumente , ata që psh nuk më quajnë kudër, kaure, lopë o bullic ose trullajk! Janë të gjithë ata të cilët nuk e ndjejnë nevojën të më bëjnë kualifikim racist ose tipizim grupor e të ushtrojnë seksisëm, sepse e dijnë mirë se unë duhem të kem bërë vetëvlerësimin e vetëkritikën me kohë apo! Janë ata që e ndjejnë njëjtë si unë se diçka nuk është në rregull me trungun tonë kulturor , me shoqërinë e që bashkarisht përkojmë me e analizu për me gjet një formulë vazhdimi më të shëndoshë! Ndajmë brengën mik/mike, e e kemi më lehtë sëbashku tek e ndajmë ! Veç a veç e ndamas na han ujku, na përbin aty për aty!

Të shkruarit është si një tip platforme që shtrohet pas një revolucioni, ose ose , është një platformë e vazhdueshme e gjithrevolucionit të mendjes e brendisë njerzore! Platformë mendjeje, e atij lloj intimiteti që kërkon me dal me za e që të ç’virgjëron veten me miliona herë, është platformë mbi të cilën vihet kandvështrimi i sendeve e fenomeneve për t’u sqimu mëtej . Një shoqni pa shkrojtës, është e vdekun! I ka hy MORTJA e madhe mu n’lug asaj shoqnie! E kur shkruajnë ato që veshin take në kambë , takekuqet do thoja- femnat pra, platforma bëhet ma vivide, ma gjallnuse, pritet ma me zhurmë! Tek e bëj këtë gjykim, që është intim e nuk është doemosdoshmërisht teorik, do thoni se po sfidoj me përbuzje gjininë tjetër kësisoj e se jam një femënfile kronike! Për më shumë keni të drejtë, unë jam femënfile kronike dhe la kryt pas femnave që guxojnë ! la kryt pas vetes , i bje kjo gjithashtu ! Unë e dua veten dhe e njoh deri në pjekurinë e vdekjes që vjen ngadalë! Sepse ti që më shan e përbuz me aq shovenizëm, kisha me të thanë se unë edhe vdekjen e kam pa me sy dhe nuk më është dukur e zezë! M’u duk e bardhë , sepse dijta t’a pranoj si shpëtim të bardhë! Dmth, unë la kryt pas gjithë mikeshave të mia të cilat çajnë në jetë si luanesha! La kryt pas teme bije e cila bën luaninë bashkë me mua e çdo ditë! La kryt edhe pas bijës tënde o lexues, e do i kisha ndihmu t’a kuptojë lirinë me gjith mishin e shijes time Pa fuqinë e Lirisë individuale dhe Respektin ndaj saj, bija jote s’ka kuptim! !StrugaLajmStrugaLajm

Dikush nga ne luaneshat Femna e Gra shkruan, tjetra bën biznesin familjar, një e tretë rrit fëmijë e ngroh oxhak me dashni, një e katërt del lidere e shpall garrë për të drejta e liri, një e pestë është mjeke, tjetra inxhinjere, tjetra mësuese, një e gjashtë është poete për të gjithë ne, njëra është njohëse e mrekullueshme e leximit fetar, tjetra gazetare …e secila nga ne është NANË e PERËNDESHË…! Secili që guxon të fikë zjarrin e këtyre luaneshave , kam bindjen se digjet në të! O bahet shkrum bre!

Çdo fushatë kundër guximit të mendjes së shëndoshë për ne femnat e këtyre damarëve , është insipirim e një dëshmi plus se kemi të drejtë në betejën tonë progresiste! Për më shumë miq e mikesha , do vazhdoj të mendoj se në shoqërinë tonë shqiptare ka anakronizma të tipit perverz dhe secili nga ne që hesht para tyre, në fakt e lejon , pra e lavdëron marrëzinë! Një shoqëri që lavdërron marrëzinë , është rrugës për t’u shpallë e marrë! E si e marrë, s’ka se ku të mbështesë PLATFORMËN e MENDJES SË SHËNDOSHË! Sepse e shkatërron sistemin e mëndjes së shëndoshë me vetëdorë! Një nga perverzionet e anakronizëms LUKUNIKE që e lejojmë të zhvillohet si kancer përmes heshtjes e indiferencës sonë ishte edhe propaganda anti festimit të mbrëmjes së maturës. Kur lavdërron marrëzinë , doemos që festimi i një nate mature do të të duket kataklizmik për një jetë njeriu . Ja se çka thonë propaguesit e antimaturës: qenka nata kur humbet morali i motrave tona, qenka nata kur njerëzit e ligë fitojnë, qenka nata kur rinia jonë prishet, qenka nata kur prindi e dërgon vajzën e djalin në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij, qenka nata kur familja e humbet turpin brenda saj, qenka nata ku paratë e familjes bëhen shkak që fëmijët e tyre të prishen, qenka nata kur bëhet imoraliteti, kur humbet turpi i vajzës, humbet turpi i djalit…Që ky perversion të kap nivelin e një simulakrumi indoktrinues, këta propagues kepqërdorin fenë sepse thirren në autorësinë e Zotit vetë! E si të mos reagoj kundra kësaj propagande!?StrugaLajm

Ndrësa hoxhallarët heshtin!? Dhe institucioni Bashkësi Fetare Islame hesht?! Në ndërkohë këta propagues interpretojnë mbrapsht Librin e Shenjte?!? Për më shumë, thirren në të drejtë demokratike interpretative! Dorën në zemër, unë festoj festën e Bajramit e Ramazinit edhe pa fjalimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame , por mua më duhet gjykimi i këtij institucioni mbi këtë propagandë që devijon leximin fetar TANI e KËTU! Përse hesht ky institucion?! A e ka të qartë ky institucion se kur duhet të bëjë misionin e vetë të shenjtë dhe se kur na duhet ndihma interpretuese nga ky kur kësi lloj propagandash zanë fill ?!

Nuk pres që të reagojnë partitë politike ndaj një propagande kaq perverze sa kjo. Nuk shtë e para e s’do jetë as e fundmja , për me keq! Partitë tona politike shkatërruan arsimin e kulturën prandaj i kanë krijuar me vetëdorë hapësirë galaktike kësaj lloj subkulture e subarsimimi. Dhe as tërt nuk iu bën veshi përfaqësuseve tanë politikë! Doemos që prisja të reagojë Bashkësia Fetare Islame ngase këta propagues propagojnë shtrembër ndërsa thiren në Librin e Shenjtë! Tanimë filloj të dyshoj se cili është në fakt roli i këtij institucioni!? Mos ndoshta ky institucion ka depërtuar në dimenzionin e vetëhedonizmit korruptues dhe arsyeton veten duke sfiluar mes presidentësh e ambasadorësh ?! Po ç’lidhje ka BFI me politikën e diplomacinë o njerëz!!!! BFI duhet të jetë MBI politikën!!!! Përse ky institucion hesht para anakronizmave të këtilla që shtrembërojnë kulturën fetare ndër ne ?! …Prandaj le hapet dhe ky debat miq, vetëm kështu mund të ndihmojmë bindjet tona të bëhen edhe më të fisme edhe më të mira! Mbi të gjitha pres që mendja e shëndoshë e njeriut të mos bie pre e propagandave banale, por të ngre rrezatimin se sa i edukojmë ne fëmijët tanë për një festim të civilizuar të maturës, pa shumë harxhime e pa shumë ekzaltime ! Ky është debati që ngre mikja ime gazetare përmes shkrimit të saj në këtë gazetë ku shkruaj edhe unë ! As më shumë e as më pak!

Dhe këtë debat e ngre një za femne përsëri! !!! NJIHE, pranoje, lartësoje!!!! Sepse ngre veten asisoj!

(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)


Loading...
loading...