Ladorishti përkujtoi sot 73 vjetorin e masakrës (Foto)

Me homazhe në varrezat e të rënëve dhe me një manifestim  modestë dhjetra banor të Ladorishtit dhe Strugës  përkujtuan masakrën  e 28 tetorit të 1944 ,ditë në të cilën  84 banorë të këtij fshati u vranë barbarisht nga ushtria gjermane e stacionuar në Strugë në ditët e fundit të qëndrimit të nazi-fashistëve në këto anë.”Kanë kaluar 73 vjet dhe banorët e këtij fshati nuk janë dorëzuar.Qëndruan përballë të gjithë sfidave.Sot jemi këtu për ti kujtuar vlerat e historisë sonë për tu bërë homazh të rënëve atdhetarëve dhe patriotëve të këtij vendi që luftuan për liri dhe barazi’’theksoi kryetari i BL-së së Ladorishtit Ladorishti ka qenë dhe mbetet një fshat i cili gjithmonë ka përqafuar vlerat e emancipimit dhe qytetërimit. Nga gjiri i këtij fshati kanë dalë plejada të tëra intelektualësh të të gjitha profileve: arsimtarë e profesorë, mjekë dhe inxhinierë, studijues e publicistë. Njerëz të pendës dhe të artit të cilët i kanë dhënë kontribut të çmuar arsimit dhe kulturës së popullit tonë.Homazhe u kryen edhe në  lapidarin e atdhetarit të dekoruar Demir Lena.(Strugalajm.com)

"</p

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...