Lajm i mirë për ata që i urejnë monedhat e metalit

Nga data 15 e muajit të ardhshëm Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë për herë të parë vendos kartëmonedha të polimerit me vlerë prej 10 dhe 50 denarë. “Nga 15 maji i këtij viti, Republika e Maqedonisë do të jetë në hartën e shteteve, banka qendrore e të cilës ka filluar proces të polimerizimit të kartëmonedhave të valutës kombëtare.

Denari i Maqedonisë do të radhitet ndër valutat, kartëmonedhat e të cilave vlerë më të ulët, të cilat janë edhe më të përfaqësuara në zhvillimin e transaksioneve në të gatshme, janë përpunuar në mënyrën më bashkëkohore dhe nga materiali më bashkëkohor”, kumtojnë nga Banka popullore e Republikës së Maqedonisë.

Sipas bankës vlerësohet se kartëmonedhat e tilla nuk dëmtohen lehtë, që nuk është rast me letrën dhe kanë jetëgjatësi nga ato të letrës.

Analizat tregojnë se jetëgjatësia e kartëmonedhave të përpunuara nga polimeri është më e gjatë për 2,5 deri në 3 herë, ndërsa në disa raste edhe për katër herë nga aji e kartëmonedhave të përpunuara nga letra në bazën e të cilave janë fijet e pambuku. “Kartëmonedhat e polimerit nuk mund lehtë të shqyhen gjatë përdorimit të përditshëm, e as të dëmtohet lehtë gjatë kontaktit me ujë, ndërsa janë edhe disa herë më rezistente nga lagështia në krahasim me ato të letrës”, theksojnë nga BPRM-ja.

Banka Popullore thekson se përpunimi i kartëmonedhës nga një folje shumë e hollë, fleksibile nga plastika mundëson që dizajni i tyre të përmbajë karakteristika të sigurisë dhe shenja mbrojtëse të cilat nuk mund masivikisht të riprodhohen me përdorimin e teknikave të vendosura për falsifikimin e kartëmonedhave. Prodhimi i kartëmonedhave nga polimeri, konsiderojnë nga BPRM-ja, jo vetëm që reduktohen shpenzimet e bankës qendrore, por kontribuohet edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

In : Aktuale

Loading...
loading...