Lajmi i madh, vaksina e koronavirusit gati në shtator

Një vaksinë për koronavirusin do të jetë gati për njerëzit në shtator. Kjo është bërë e ditur nga profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë. Ajo deklaroi se është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.

Muajin e shkuar mjekja ishte shprehur se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por tashmë ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.StrugaLajm

Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori, nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...