LAKENJTË DHE SERVILËT

Shkëlzen Halimi

Sajuesit e manipulimeve pa fije turpi dalin në sipërfaqe dhe sakaq mjegullojnë gjithçka që nuk i shkon për shtati partisë në pushtet. Pra, sipas tyre, kritika nuk ka vend në ambientin që pretendohet të jetë demokratik. Thjeshtë ngulfatet. Lakenjtë dhe servilët mundohen ta bindin opinionin se “përfaqësuesit shqiptarë në pushtet janë të pagabueshëm, kurse të tjerët duhet të heshtin”. Por, koston e një atmosfere të tillë të turbullt e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë qytetarët shqiptarët, roli i të cilëve është minimizuar në përmasa ekstreme dhe shihen vetëm si element i makinerisë votuese. Fatkeqësia bëhet edhe më madhe kur të kihet parasysh fakti se në një atmosferë të tillë të turbullt, faktori politik shqiptar në pushtet vazhdon ta thellojë hendekun e ndasisë, gjë që është e mjaftueshme për palën maqedonase që ta mbajë anash jo vetëm në vendim-marrje, por edhe anash projekteve të shumta që eliminojnë politikën, historinë e kulturën shqiptare.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...