LAKMIA E TË BURGOSURVE POLITIK

Shkelzen Halimi

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Ndër bartësit e frymës së re që erdhi pas tronditjes së komunizmit, ishin edhe ata që vuajtën dënime për shkak të kërkesave për avancimin e pozitës shqiptare. Por, janë të paktë ata të burgosur politik që me këmbëngulje i mbetën besnik idealit të tyre, duke refuzuar çdo të mirë që nuk përkonte me parimet e atij ideali. Nga ana tjetër, ishin të shumtë ata të burgosur politik që lakmia e kolltukut, thjeshtë ua fshiu nga kujtesa të gjitha idealet dhe vuajtje, por edhe faktin se ata vitet më të mirë të rinisë së tyre i kishin kaluar nëpër burgjet jugosllave. Pra, “motivimi” i pushtetit u tregua si mjet më efikas për thyerjen e tyre në aspektin shpirtëror, motivim ky shumë më i fuqishëm se brutaliteti policor jugosllav, por që në fakt për asnjë çast nuk arriti t’i shmangë nga ideali.
Ata gjithçka do të harrojnë nga e kaluara e tyre dhe nuk do të lejojnë (proverb popullor) që “miu lehtë t’u kapërcejë nëpër mustaqe”. Pra, çështjes së “zgjidhjes” së problemit shqiptar, ata do t’i qasen nga një kënd tjetër, duke vendosur që politikën ta marrin nën sqetullat e tyre dhe ta mbajnë larg opinionit, duke u arsyetuar se çështjet politike shkaktojnë dhimbje dhe se zgjidhja e tyre kërkon sakrificë. Kurse të “sakrificës” ishin pikërisht ata, që kishin kaluar vite e vite nëpër burgjet jugosllave dhe që turma verbërisht u besoi… Morali dhe ideali kishte filluar t’u zbehet, mbase edhe t’u myket. Fryma e tyre që dikur kishte reflektuar rezistencë, sakaq do të harrohet dhe do t’i bashkëngjiten pikërisht atyre që për vite e vite i kishin ndjekur, persekutuar dhe burgosur. Dhe do të jemi dëshmitarë të një fakti të tmerrshëm, do të shohim se si viktimën dhe dhunuesin do t’i bashkojë lakmia, duke bërë një jetë të lumtur. Ishte ky një nga absurdet shqiptare më të dhimbshme…


Loading...
loading...