Lamtumirë baca Mehmet!

Naser Pajaziti

Sot në mesdite e mora lajmin për ndarjen nga jeta jonë të njeriut tonë më të dashur dhe respektuar Mehmet Latifi. Nga emocioni nuk kam fjalë për të përshkruar ndarjen e tij të papritur nga kjo jetë. Ai ishte gazetari emblematik dhe i dalluar me penën e tij në gazetarinë shqiptare.

Një rebel i heshtur i gazetarisë që me punën e tij na shtroi një rrugë dhe një veçantësi në profesionin tonë. Këshillat e tij ishin si një baba, gazetar dhe njeri që kishte dinjitet dhe personalitet të lartë e të palëkundur. Kaluam shumë vite bashkë me te me INA, me hallet e dertet tona. Ai nuk ndalej deri në ditët e fundit, ishte optimist, njeri që na la shumë histori, përvoja dhe mësime për tu përballur me sfida të ndryshme.StrugaLajm

Baca Mehmeti ishte një nga penat e shquara të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, që me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, ka dhënë kontribut të madh për gazetarinë shqiptare. Ai do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të gazetarëve shqiptarë në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë, për punën dhe kontributin e madh në fushën e gazetarisë.StrugaLajm

Ndarja e tij nga jeta është humbje dhe pikëllim i thellë për ne, familjen, miqtë, për kolegët dhe për gjithë trevat tona. Në bisedat e fundit folëm për punë që duhej të realizonim, vizitonim bashkë, por ja që sot ike papritur. Por gjithmonë do të ngelesh i paharruar. Kujtimi për ju do të ngelet i paharrueshëm. Na bëj halla Bac, Zoti e shpërbleftë me parajsë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...