Lebit Murtishi:Sa injorantë aq edhe djallëzorë

,,Besimtarët” e Shkupit, përpara disa ditëve
ishin zgjuar herët, bashkë me ushtarët e Turqisë
që po masakrojnë një popull të tërë vetëmse flet
një gjuhë tjetër nga gjuha që fletAnkaraja dhe
vetëmse veten e quan, ashtu si e krijoi Zoti, Kurd
dhe joTurk, siç dëshiron ideologjia mesjetare e
sulltanëve të Ankarasë. Në çfarë libri kanë lexuar
këta injorontë të djallëzuar, që i mësuaka të bëjnë
lutje për vrasje e gjakderdhje, që i mësuaka të
bëjnë lutje për sundimin e më të fortit mbi më të
ligun, që të bëjnë lutje të vriten fëmijë, gra, burra
e njerëz të pafajshëm! Besimtarët e vërtetë, të
kujtdo përcaktimi fetar qofshin, luten për paqe mes
njerëzve, dhe mallkojnë zullumqarin, i kujtdo
përcaktimi fetar qoftë…Ky tip ,,besimtarësh” ndoti
islamin, ky tip injorantësh të djallëzuar duhet
të japë llogari përpara popullit që i takon, bashkë
me ,,mësuesit” e tyre që i drejton nga dyert
e ferrit…StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...