Lënda qytetare do të shkrihet në lëndë tjera

Më 30 nëntor të këtij viti, ka nis edhe zyrtarisht procesi për ndryshime në lëndën e mësimit qytetar, respektivisht shkrirjes ose shpërndarjen e lëndës Edukimi Qytetar në lëndë të tjera.

E kontestuar fillimisht nga përmbajtja që kishte në tekstet shkollore, lënda e Edukimit Qytetar pritet të pësojë edhe ndryshime të tjera thelbësore, shkruan gazeta KOHA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), është duke kërkuar forma të reja të mësimit qytetar, konkretisht shkrirjen e saj në ndonjërën prej lëndëve tjera të shkencave shoqërore ose edhe shpërndarjen e njësive mësimore në më tepër lëndë. Se cili variant do të ofrohet për vitin e ardhshëm shkollor, 2018/2019, do ta varet nga përcaktimi i një Grupi të veçantë pune, i cili është formuar enkas për këtë qëllim. Shkrirja apo shpërndarja e kësaj lënde, në fakt nënkupton shpërndarjen e njësive mësimore (të lëndës së tanishme) nëpër lëndë të tjera, e me çka MASH do të arrinte njëkohësisht edhe te caku i saj për shkarkimin e shkollave nga numri i tepërt i lëndëve mësimore. Zvogëlimi i lëndëve mësimore është premtuar vazhdimisht nga partia më e madhe qeveritare, LSDM-ja si dhe nga ministria e radhëve të saj, Renata Deskovska.

Në fakt, Deskovska, veç më nisi ta ushtrojë postin e ministres së Arsimit me nxjerrjen e vendimit për largimin nga përdorimi të tekstit shkollor nga lëndën e Edukimit Qytetar, në fillim të vitit shkollor 2017/2018. Libri i larguar për shkak të qasjeve konservatore dhe mungesës gjithëpërfshirëse, në njësinë mësimore ku flitet për familjen, nuk është zëvendësuar ende me libër të ri. MASH as që ka hapur konkurs për përpilimin e ndonjë teksti të ri shkollor për këtë lëndë, pasi largimi i tij koincidoi me periudhën kur në MASH u ndërmorën hapa për reforma gjithëpërfshirëse në arsim. Kjo, sikurse ka shpjeguar vetë ministria, “nënkupton edhe ndryshimin e programit mësimore dhe të teksteve për lëndë të caktuara”.

Lënda e Edukimit Qytetar, ka qenë çdo herë në shënjestër të kritikave. Përveç kësaj, sqarojnë në MASH edhe gjatë konsultimeve me grupet e punës për reforma në arsimin fillor dhe të mesëm, janë kërkuar ndryshime për këtë lëndë. Prandaj, thonë ato, MASH e ka parë të arsyeshme që të mos bëhen shpenzime të cilat mund të rezultojnë të kota. “Meqë mendimi i shumicës është për ri-konceptimin e mësimit qytetar, logjikisht i bie që të jetë i panevojshme edhe përpilimi i cilitdo libër që do të bazohej në programin e tanishëm mësimor të kësaj lënde”. Në kontekst të kësaj, MASH ka angazhuar Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) të planifikojë ndryshimet në koncepcionet e përgjithshme të arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe në programet e veçanta mësimore, sipas lëndëve të caktuara. Më 30 nëntor të këtij viti, ka nis edhe zyrtarisht procesi për ndryshime në lëndën e mësimit qytetar, respektivisht shkrirjes ose shpërndarjen e lëndës Edukimi Qytetar në lëndë të tjera. Në takimin me përfaqësues të Ministrisë, Byrosë, Qendrës për arsim profesional dhe Qendrës Maqedonase për Arsim Qytetar, ministra ka nënvizuar se rëndësinë e përforcimit të përmbajtjeve mësimore nga kjo lënde. “Nxënësit duhet të venë në praktikë dijet e tyre përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtë mësimore me forcimin e kulturës qytetare dhe sjelljes demokratike”, vlerëson ministria. Grupi i punës, sikurse bëjnë të ditur nga MASH, përveç përfaqësuesve nga institucionet e lartpërmendura përbëhet edhe nga profesor universitar dhe përfaqësues të sektorit civil. Ky proces është mbështetur nga USID, konkretisht nga projekti për integrim ndëretnik të të rinjve në arsim, nga Fondacioni i fëmijëve “Pestalloci” e Zvicrës përmes Projektit për përforcim të bashkëpunimit multietnik në komuna. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...