Leonora Jakupi zbulon planet: Do të martohem në vitin 2020

E ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, këngëtarja e dashur për publikun, Leonora Jakup ka zbuluar planet që ka për vitin 2020.

E pyetur nga moderatori se kur do të bëhet nuse, këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet.StrugaLajm

“Do bëhem nuse në vitin 2020”, ka qenë përgjigja e Leonorës, duke lënë surprizë për publikun gjithçka tjetër.StrugaLajm

Rikujtojmë se vitin e kaluar, Leonora tregoi se ishte e dashuruar “që moti´´, ndërsa planet për martesë nuk ishin në horizontin e saj.

“Nuk e di por për momentin nuk kam plane dasme. Dasmat asnjëherë s’më kanë pëlqyer se je në qendër të vëmendjes. Çifti s’kënaqet, ata që vijnë në dasëm kënaqen më shumë, ndoshta s’bëj dasmë fare”,  është shprehur këngëtarja nga korriku i vitit të kaluar.


Loading...
loading...