Letër autoriteteve të Strugës: Ku ishin ekipet e shpëtimit kur Jetoni humbi jetën?

Letër e hapur autoriteteve të Strugës.

Kur Elvira e fejuara e te ndjerit Jetonit, po luftonte me te gjithë forcat e saje,duke kërkuar ndihme për ta shpëtuar Jetonin!.

Ku i kishte Liqeni i Strugës ekipet e shpëtimit???StrugaLajm

Benin diku plazhe, apo s’kishte fare?
Të dashur Struganë,

po ju drejtohem e pikëlluar shpirtërisht dhe e mbushur përplot me dhembje, meqë përfitoni nga te gjithë, mos lejoni që Struga turistike të shndërrohet në Strugë morgu, qe ç’do vit gëlltit jetët e shumë te rinjve! Para ca viteve tragjikisht humbi jetën kushëriri im, Agron Hasani nga f.Sanakos i Gostivarit, pa i mbushur njëzet vjet. Po ne te njëjtin vend, tani nipi im Jetoni, e shumë të tjerë. Shumë Nëna e urrejnë veten. Nënës së Jetonit, meqë i ishte kallur shpirti nga dallgët e dhimbjes, jo vetëm stinën e  verës, por dje urrente edhe ujin qe ishte i domosdoshëm. Nuk pi ujë, thoshte, sepse në ujë mu mbyt djali. Andaj, ju lutemi autoriteteve të Strugës të merren masa paraprake, në mënyrën më urgjente, ekipet profesionale të shpëtimit të qëndrojnë sa më afër pushueseve, që të parandalohen këto dukuri të hidhura, që paguhen me jetë.StrugaLajm

 

(Gjylere Samiu, familjare e Jeton Ademit që para tre ditëve humbi jetën në Strugë)

In : Aktuale

Loading...
loading...