Leter drejtuar kryetarit aktual te Komunes se Struges z. Ramiz Merko

I nderuari kryetar i Komunes se Struges z.Ramiz Merko, fillimisht ua uroj fitoren si udheheqes i Struges per kater vitet e ardhshme.
Shpresoj qe keto vite qe do te vijne do te jene drite per Strugen, shpresoj te jene dite lirie, dite gezimi e me qiell te hapur, ashtu siç kane dashur te gjithe, ashtu siç duam ne tani, ashtu siç deshironte Komandant Nuri Mazari, Naser Hani, Gezim Kaleci, e shume te tjere qe linden e vdiqen per atdhe.
Shpresoj qe te udheheqesh ashtu siç deshironte Ismaili i Shqiperise te udhehiqet toka Ilire,
Shpresoj te udheheqesh ashtu siç deshironte Ibrahim Rugova te udhehiqet toka e shenjte shqipe.
Shpresoj te udheheqesh ashtu siç deshironte Hasan Prishtina te udhehiqet toka meme. Ashtu siç deshironin te gjithe deshmoret e kombit.
Ne sot e gezojme lirine por ate duhet ta mbajme.
Te jesh udheheqes i nje vendi eshte pergjegjesi e madhe, ty zoti ti hapi rruget e fitores por sigurisht per nje qellim.
Qellimi eshte i qarte !
Shpresoj dhe vetem shpresoj qe gjate ketyre viteve askush te mos e shtrij doren per buke !
Ju padyshim duhet te jeni barriera e madhe qe do ta pengoj ikjen e shqiptareve jashte vendit.
E keni per detyre si ju e kushdo Tjeter qe ulet ne karriken e pushtetit ti permbush interesat kombetare, morale, shoqerore e keshtu me rradhe…
Keto fjale po ua pershtas te gjithe kryetareve te zgjedhur…!

Ju uroj fat e mbaresi ! StrugaLajm

Me plot respekt nga Blerton Arsllani, jo i Aleances, jo i Bdi-se por bir i tokes shqiptare.StrugaLajm


Loading...
loading...