Letër e hapur Departamentit të Shtetit Amerikan, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Sigurimit të O.K.B-së

,,Kur humbet durimi krijohet një krizë, kur humbet besimi vdes një miqësi”!

Mbase paradoksalisht, por iu bashkuat me tërë ashpërsinë antishqiptare, qëndrimeve ruso-serbe (si Brukseli dhe Sh.B. A -të) kundër një deklarate njerëzore të presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi – për formimin e domosdoshëm të Ushtrisë së Kosovës, dhe kundër një deklarate, poashtu humane, të deputetit, Daut Haradinaj – për lirimin e të vëllait, Ramush Haradinaj që po mbahet peng nga organet policore franceze, vetëmse kështu i pëlqen serbomëdhenjve të beogradit! Por, sa të shurdhët jeni ( ju të njëjtit), përballë deklaratave neofashiste të bandave sllave të gruevskit, që muaj me radhë nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve tjera të ,,maqedonisë”, kërkojnë dhoma gazi për njëmilion shqiptarë, dhe sa të verbër jeni kundrejt armatosjes së serbisë nga mëma e saj, Rusia, edhe kjo është një ,,paradoks”i llojit të vet!

Këtu komentet marrin fund!

Tashmë, duket qartë se koha që kemi përpara nuk u premton shqiptarëve asgjë të mirë. Prandaj, unë personalisht dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi, në qoftë se asgjë nuk ndërmirret për t’i hapur rrugën e zgjidhjes lëmshit të krizave gjithëshqiptare – pozitivisht dhe në një afat kohor prej disa muajsh, mendojmë se do t’u hapen rrugët të gjithë faktorëve të Rezistencës që do të jenë absolutisht të pakontrollueshëm!

Me nderime:
Lebit Murtishi – drejtues i Unionit Gjithëshqiptar ,,Vëllazërimi Ynë”
14. 04. 2017
Strugë