Letër e hapur e Kandidatit për Kryetar të Komunës së Strugës z.Ramiz Merko drejtuar qytetarëve të Strugës

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës. Rrugët e jetës për secilin nga ne janë të ndryshme, dikush në jetë angazhohet që të krijoj kushte më të mira për familjen e tij duke punuar si arsimtar, dikush si mjek, dikush si administrator, dikush si ndërtues e dikush si bujk apo blegëtor, por që të gjithë ne, pamarr parasysh se cfar profesionesh që kemi, e se çfar pune që bëjmë, e bëjmë për të mirën e familjes sonë, e bëjmë për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, e bëjmë për të patur mirëqënjie dhe kushte më të mira për të jetuar, por gjithsecili nga ne me këtë angazhim individual që bëjmë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikojmë edhe në përmisimin e përgjithshëm të gjendjes sociale, ekonomike, kulturore etj., të vendit tonë. Në këtë kontekst unë personalisht kam një pozicion të atillë që personalisht me aktivitetin tim politik, jam munduar që mirëqënjia e qytetarëve të vendit tim të këtë sa më e pëlqyeshme dhe e favorshme për qytetarët që më dhanë besimin si Kryetar i Komunës sē Strugës, si deputet apo për një kohë të shkurtër edhe si Ministër. Të dashur qytetar, jo rastësisht përmenda pak më lartë disa profesione, zanate apo aktivitete që ju i kryeni për çdo ditë, sepse une e di se çfar do të thotë që të jesh një blegëtor i mirë, sepse kam punuar me ata njerëz fisnik një jetë të tërë para se të jem pjesë aktive e politikës. Unë e di se çfar do të thotë të jesh profesionist i mirë në të gjitha sferat e jetës sepse Jeta më ka mësuar që të mund të degjoj hallet tyre, të merrem me problematikat që këta profesione dhe angazhime sjellin dita ditës, sepse une kam zgjedhur probleme të natyrave të ndryshme në të gjitha segmentet e jetës, qofshin ata të natyrave profesionale, sociale, ekonomike , arsimore, kulturore etj. Jeta më ka mësuar që veprimi më i mirë para se të zgjidhësh një problematik apo një hallë të një qytetari, gjëja e parë dhe kryesore që është dashur të bëja ka qënë TË DËGJOJA. Të dëgjoja me kujdes dhe të mishërohesha në secilin person pamarr parasysh profesionin e tij, kur më fliste për hallin e tij, kur ata më flisnin për idetëe tyre, kur ata më flisnin për planet e tyre, për dëshirat, për shpresat e tyre, për aftësitë e tyre, për kapacitet intelektuale që posedojnë, etj. Por nga të gjitha këto kam mësuar një gjë shumë të shejntë, dashuria për familjen, dashuria për profesionin, dashuria për vendin e tyre, e që ai vend është edhe vendi im. Vendi ku gjithashtu jeton familja ime, jetojnë fëmijtë e mij, jetojnë dhe rriten mbesat dhe nipërit e mij, e ku punojnë dhe veprojnë qytetarët që unë njoh, miqtë dhe shokët që jam rritur, farefisin që kemi festuar e Gëzuar bashkërisht në gëzime apo edhe jemi ngushëlluar në raste hidhërimi. E si do kishte qënë ndryshe angazhimi im , le të quhet ky angazhim me fjalë të tjera si “angazhim Politik”, por të dashur qytetar të qytetit tim, më besoni kur ju them që unë këtë angazhim gjithmon e kam vlerësuar dhe konsideruar si një “angazhim qytetar”, si një obligim i fituar gjithmon nga besimi që ju keni patur tek unë Dhe tek subjekti politik që përfaqësoj. Gjithmon këtë angazhim e kam ndjer si një obligim që të dal përballë jush me të vetmin qëllim që të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë. Sa herë që kam realizuar një projekt për qytetarët e vendit tim, aq më shumë kam besuar Dhe më është shtuar dëshira për të realizuar projektin e ardhshëm, tjetrin, tjetrin e kështu me radhë. Unë e di që këto gjëra nuk kanë qënë lehtë për t’u arritur, por unë nuk i kam realizuar vet gjithë këto, keni qënë ju shtysë kryesore që keni krijuar rrugët e suksesit për të realizuar projektet tona madhore. Të dashur qytetar, te gjithë ne në jetë edhepse lodhemi duke punuar, edhepse ndonjëherë edhe mërzitemi nga shumë gjera që jeta di të të sjellë e të të sfidoj, ne prap se prap vazhdojmë rrugën , hecim përpara duke pranuar atë sfidë e duke tentuar që të arrijmë të kapërcejmë çdo sfidë e çdo hallë që jeta t’i servon. Kështuqë une kam patur gjithmon, kam Dhe do ta kem një parim në jetë “të sfidoj Dhe të hec përpara “. Dua që ashtu siç kemi hecur përpara, bashkërisht për një të ardhme më të mirë, për familjet tona, për fëmijët tonë, për vendin tonë, BASHKË PËR KOMUNËN TONË, të sfidojmë dhe të hecim përpara me punë dhe angazhim të përbashkët BASHKË PËR KOMUNËN QË DUAM. Na priftë e mbara. Zoti i bekoftë qytetarët e Strugës, Zoti e bekoftë Strugën tonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...