Letër e hapur mësimdhënësve

 

Nuk e di nga më erdhi ideja ta shkruaj këtë letër, por para se të nis me fjalët e mia, kërkoj falje nëse padashje e rëndoj dikënd.
Kjo letër është për ata mësimdhënës të cilëve Zoti ju dha mundësinë që dijen e tyre t’ua lënë trashëgim nxënësve të cilët pjesën më të rëndësishme të jetës e kalojnë nëpër duart e tyre, ushqehen me këshillat e tyre, rriten me ligjeratat e tyre, mësojnë dhe krijojnë përmes tyre.
Kohëve të fundit po dëgjoj gjëra të tmerrshme se çka ndodh nëpër institucionet edukativo-arsimore, për mua nuk është problem t’i zbuloj emrat e tyre, qytetet e tyre, prejardhjen e tyre për atë edukatë aq të ulët që kanë, por këtë herë do ta mbaj veten për të mos rënë më shumë në sy.
Nëse do të drejtohesha nga psikologjia me siguri do ju kisha sygjeruar që të merrni masa kundër problemeve personale që mund t’i keni, dhe si shkak i gjithe atij mllefi, që një personi, profesioni i të cilit mban emrin më të madh në botë MËSUES, t’i drejtohet ardhmërisë me fjalët më poshtëruese, më të tmerrshme që edhe vetë dikur i dëgjoja, pikërisht në ato banka që kam kaluar për 12 vite, por më e tmerrshme se kjo është se ka edhe nga ata që kur u ik kontrolli nga vetja, ngrinë dorën edhe gjuajnë fëmijët.
Kam dashur edhe më parë të ngrej zërin, por kam menduar se kjo gjë do të ndalohej, por jo qenkam gabuar rëndë, edhe sot më dëgjojnë veshët se paska analfabetë, njerëz të dorëzuar nga durimi që në momentin kur ngrisin zërin, urrejtjen për nxënësit të cilët nesër apo pasnesër mund t’i mësojnë mbesat apo nipërit tuaj.
Po më duket se në të gjitha anët ka humbur ndjenja e të qenurit edhe prind, si ka mundësi që askush të mos reagojë ndaj këtyre që nuk di me çfarë emri ti thërras sepse ata çdo gjë mund të jenë , por njerëz nuk janë.
Lutem të ndryshoni personalitetin tuaj, ndryshe në ato banka nuk ka se çfarë del nesër veçse një analfabet dhe një njeri dhunues më tepër (se i kemi me pakicë).
Blerona BRAOStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...