Letër e hapur në adresë të vetvetes!

Lebit Murtishi

Përshëndetje o më i dashuri ndër më të dashurit e planetit! Jo se gabova, jo i planetit, por më i dashuri dhe më i miri ndër më të mirët e gjithësisë. Sa herë e herë kam menduar të të shkruaj një copëz letër, hapur si mik e pa doreza, ashtu siç ti bën me të tjerët, thuase vet je i mëkat.
Jo i dashur, jo, nga ky virus papërgjegjësie, i gjithëhershëm dhe kolektiv, sigurisht që as qenia jote nuk ka mundur të jet imune dhe as ka mundur të rezistojë, aq sa të shitesh si shenjt i virgjër. Edhe ti ke mëkatin tënd, edhe ti ke ngrohur duart, tok me të tjerët, teksa atdheu digjej e piqej, dhe digjet e piqet, përpara syve dhe këmbëve tuaja. Shkurt, është koha të t’i them sheshit të gjitha dobësitë e tua. Mos ma shkil syrin, të lutem! – Mjaft u përpoqe të gënjesh veten se paske qenë në front përherë, porse fishekët s’i paske ndezur ngaqë ushtria të ka munguar. Ushtari i Tokës ka mik vetveten, ai së pari çliron vetveten nga frikë e turpshme e robërisë dhe nga mungesa e vullnetit për të këputur kapistallin që e mban lidhur në qafë si kafshë; ai gjatë rrugës takon ushtarët, ai gjatë rrugës takon vet Zotin… Kujtoni luftërat e profetëve, kujtoni rrugët e Avni Rrustemëve, Vasil Laçëve e Adem Jasharëve…Dhe do ta shihni nga vjen Liria…
,,Sa më i madh të jet armiku, më e lavdishme bëhet dhe vdekja”…StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...