Letërnjoftime të shtunën dhe të dielën për ditën e zgjedhjeve

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së do të punojnë më 14 dhe 15 tetor, me çka qytetarët edhe gjatë këtyre ditëve do të mund të lëshojnë letërnjoftime.

Të gjitha kërkesat për dhënien e letërnjoftimit (të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht dhe në të gjithë Sektorët rajonal për punë administrative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk e posedon dokumentin biometrik të udhëtimit. Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht së bashku me të shtunën deri në orën 16:30.

Menjëherë pas pranimit të aplikacioneve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’ia dorëzojë sektorit kompetent për distribuim të përkohshëm deri në Sektorin për punë administrative. Ditën e zgjedhjeve Sektorët për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhë prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

In : Aktuale

Loading...
loading...