Letra prekëse e mjekut italian për të bijën e viktimës: Unë e përqafova babain për ty

“Babin e përqafova unë në vendin e tënd para se ta çonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë që do shërohej dhe po e mbanim me oksigjen”.

Këto ishin fjalët e para të një mjeku nga Crema e Italisë që i ka nisur vajzës së një pacienti i cili vdiq nga koronavirusi.

Ky gjest i mjekut është mjaft emocionues për vajzën e cila sapo kishte humbur babain dhe nëna e saj ndodhej në gjendje të rëndë.StrugaLajmStrugaLajm

Në pamundësi të takimit me të atijn, mjeku i shkroi një mesazh në telefon vajzës duke i thënë se u ai dhe kolegët ishin munduar shumë që ai të shërohej dhe i kishin dhënë gjithë oksigjenin e botës që ai të merrte veten, por nuk ia dolën dot.StrugaLajm

“I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur. Ne u munduam shumë që babai yt të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë. Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur.

Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua t’ju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të”, ishin fjalët e mjekut në letër.


Loading...
loading...