Lëvizja BESA në dy gjysma, e treta e vërteta!

Nga Naser Pajaziti

I dhanë fund kongreseve dy gjysmat e Lëvizjes BESA, por që ende po i harxhojnë energjitë dhe gurët e fundit kundër njëra tjetrës se cila është ajo BESA, e cila në fillet e saj doli si një subjekt përplotë shpresë dhe ambicie tek shumë të rinj shqiptarë, që nuk kishin prerë biletën e fundit për të lënë këtë vend të zaptuar nga një pushtet stereotipesh që po kultivonte izolim, regres dhe pesimizëm.

Në një mejdan të gjërë të betejës politike, kjo lëvizje pas shumë goditjeve dhe thashethemeve për lidhje me organizma dhe kode fetare, mbijetonte falë aktiviteve të strukturuara mirë, ambicieve të forta dhe suportit financiar që reflektonte një subjekt të fuqishëm që po dominonte në media, rrjetet sociale e deri në rrethet informale të votuesve, që nuk i kishte prekur fare dora e politikës.

Por ky fillim i lumtur ishte një histori e shkurtër kurorëzimi.

Divorci mes Kasamit dhe Gashit, dy protagonistët që kishin nisur bashkë rrugëtimin politik, ngjason me çiftin e të sapomartuarve që ka kaluar një muaj mjalti të bujshëm aventuresk dhe që për një kohë të shkurtër shndërrohet në ferr, duke ia nxjerrë të palarat njëri tjetrit.StrugaLajm

Kjo histori e këtij subjekti ka si protagonistë vetëm një grusht njerëzish, gjegjësisht kokat udhëheqëse që numërojnë disa veta, derisa elektorati i tyre janë spektatorë, që shumë pak njohin dhe e zbërthejnë lojën e të fortëve për vulat e partisë.

Fundi problematik ishte më fatal dhe dëshpërues pikërisht për këtë elektorat të pastër dhe që synonte një alternativë ndryshe në skenën politike. Atyre më nuk u intereson Gashi apo Kasami, dhe as që mund të pritet e përsëritet entuziazmi i muajve të parë të themelimit dhe gjatë fushatave zgjedhore. Ky përgjysmim ka sakatosur edhe kampin opozitar shqiptar. Kalkulimi në numra para zgjedhjeve të reja që paralajmërohen në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë edhe më i disfavorshëm për ta, por edhe për shqiptarët, pasi që kjo dyshe e ndarë në rast se nuk gjen folenë në një koalicionim të gjerë ndërpartiak do të copëtojë edhe më shumë votën e elektoratit shqiptar. Përpjekja e këtyre dy krahëve drejt kësaj rruge tani për tani duket e pamundur.StrugaLajm

Lëvizjet dhe taktizimet e fundit politike çojnë në kombinatorikat që Kasami në fund do tia mësyjë Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës, ndërsa Gashi do të shkojë me PDSH-në e Menduh Thaçit, duke iu ngjitur trenit të pushtetit aktual.

Ky mozaik në rast të zgjedhjeve të reja do të jenë me plotë rrezik dhe me shumë pak gjasë të triumfit apo të qenit të parët në kampin politik shqiptar.

Ndërsa shpëtimi është tek shtegu i vetëm dhe i fundit për Kasamin dhe Gashin që t’ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe të ulen në një tryezë me Selën.

Në gjithë këtë tymnajë brenda për brenda kampit opozitar, Ali Ahmeti po fërkon duart duke hartuar strategjinë e re të lëvizjes së gurëve për ta zgjatur jetën e pushtetit. Në rast se vijon letargjia e një opozite të përçarë, Ahmeti do i thyejë sikur thupra, ndërsa më shumë do të përfitojë Zaevi, përmes kartës “përçajë e sundo”, që tanimë po i funksionon.

In : Aktuale

Loading...
loading...