Lëvizja Besa: Shfuqizimi i ligjit për natalitet i godet drejtpërdrejt shqiptarët

Ndihma shtesë për fëmijën e tretë do të mbetet vetëm një e kaluar e mirë për ata që patën fatin ta shfrytëzojnë, pasi që me propozim ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve janë paraparë ndryshime të tilla, shkruan Zhurnal, transmeton TopAlNews.

Nga Lëvizja BESA thonë se qeveria aktuale me politikat e saj vazhdon t’i diskriminoj shqiptarët.

“Paralajmërimet e qeverisë për shfuqizimin e ligjit për natalitet i godet drejtpërdrejt shqiptarët, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se përfitime më të mëdha nga ky ligj kanë shqiptarët. Politikat qeveritare duhet të jenë transparente dhe në të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Fatkeqësisht po dëshmohet se thënia e kryeministrit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” është vetëm për marketing politik dhe përfitim të votave”, thotë për Zhurnal, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

In : Aktuale

Loading...
loading...