Lëvizja Besa, sonte i cakton kandidatët, në Strugë favoritë Dika dhe Labënishti

Lëvizja Besa, me shumë gjasë sonte do të bëjë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë në Komunat, ku kjo parti ka shtrirje.Burime nga Lëvizja Besa, për Strugalajm.com, thonë se tashmë emrat e mundshëm janë drejt shoshitjes së fundit në strukturat partiake, dhe do të jetë Kryesia qendrore  si organi më i lartë i partisë që do të vendosi për emrat konktret .Ndërkohë, po këto burime saktësojnë se në garën për Strugën dhe Kërcovën, gjykuar nga specifikat që kanë këto dy komuna për shqiptarët Lëvizja Besa, është e hapur për bashkëpunim në funksion të kandidimit me kandidatë konsesualë, por në rast se ky opsion refuzohet nga partitë e tjera shqiptare, Lëvizja Besa ,me gjasë do të ketë kandidatët e vet respektivë si në Strugë ashtu dhe në Kërcovë.Ndërkohë, nëse ky opsion rezuzohet nga partitë e tjera Besa në Strugë do zgjedhi ndërmjet Hysein Dikës dhe Arben Labënishtit.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...