Levizja BESA-Strugë: STOP shkatërimit ekologjik!

REAGIM.

Të nderuar qytetarë.
Me hidhërim dhe indinjatë të thellë pranuam ankesat e juaja për këtë veprim të pa matur dhe në thelb kriminal të ndërmarjes publike “EKO”-Strugë.
Siq duket ndërmarja e re e filloi aktivitetin e saj me “këmbë të mbarë” por nga e kundërta e qëllimit për të cilin është themeluar!
Është e papranueshme ,bile edhe e dënueshme me ligj ky masakrim i pemëve mbi 50 vjecare, te shkatërohen dhe të priten pa pikën e përgjegjësisë , në një kohë kur Europa e moderuar drejt të cilës synojmë, lufton për të ruajtur dhe shpëtuar çdo fidan, pemë dhe dënon penalisht çdo shkatërrues dhe çrrënjosës i cili merr guxim për një veprim të këtillë.

Lëvizja BESA , bën thirrje që të ndalohet menjëherë ky veprim i shëmtuar.

Në të kundërt do ti ndërmarë të gjitha masat të cilat i ka në dispozicion dhe do reagojë nëpërmjet këshilltarëve të saj në seancën e ardhshme të Këshillit komunal në Strugë.

Poashtu i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike të hetojë rastin dhe të ndërmarë masat e nevojshme duke marë në përgjegjësi kryerësit e ketij akti vandal.

Sikur nuk mjafton që deponia e qytetit ështe nën hundën e qytetarëve duke vjellur helm cdo ditë dhe natë , mbi këtë fatkeqësi shkatërroni dhe pemët 50 vjeçare të cilët janë mushkërijtë e ketij qyteti!

17.07.2018
Lëvizja BESA -Strugë

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...