Lëvizja BESA: Uji, shitja e pronës së PROAQUA-s dhe pasurimi i LR-PDSH-së

Lëvizja BESA: Uji, shitja e pronës së PROAQUA-s dhe pasurimi i LRPDSH-së

Ashtu siç jua bëmë të ditur problemin e ujit vitet e kaluara, jua përmendem dje dhe poashtu edhe sot jua bëjmë me dije që uji është çështja primare e njerëzve, normal prioritet është edhe deponia e cila helmonë struganët. Veleshta dje reagoi ndaj problemit të ujit, por nuk është vetëm Veleshta, këtu ka edhe shumë fshatra të tjera të lidhura njëra me tjetrën.

Komuna e Strugës duke u përballur me një mospjekuri të menaxhimit dhe koordinimit të institucioneve nuk mund të durojë edhe kritikat kundra tyre pasi që është fajtore e këtyre problemeve të njëpasnjëshme. Kjo dëshmoi se JU DËSHTUAT, dështuat shumë rëndë. Nuk mund të gjeni fajtor më, fajtorët u harxhuan. Të vetmit fajtor jeni ju! Atë askush nuk mund t’jua merr.

Tani, ju ose do të zgjidhni problemin ose në zgjedhjet lokale nuk keni çka të ofroni më.
Mos pandehni se shitja e pronës së PROAQUA-s do të mbetet në heshtje, qytetarët duhet ta dinë se në emër të shqiptarëve keni bërë pazarllëqe. Këto gjeste nuk ju bëjnë shqiptarë, sepse “hajnia” nuk ka komb ose fe.

Sa i përket reagimit të fundit nga LRPDSH, nuk do komentojmë nivelin e tyre të cilët kanë përmendur fjalët më të fëlliqura, por thjeshtë na vjen keq për ato gra dhe vajza që janë pjesë e juaja me atë fjalor të pështirë.

Lëvizja BESA – Strugë
6 korrik 2017

Loading...
loading...











Loading…


loading…