Lidhja kalon në 5 hapa! Po kalove të tretën, është dashuri e vërtetë

Nëse dashuria e vërtetë ekziston, nuk është aspak si ajo e përrallave. Duhet mundim për ta ndërtuar e akoma më shumë për ta mbajtur. Zbulo 5 stadet që duhen kaluar për të arritur fazën “jetuan të lumtur përgjithmonë”.

Rënia në dashuri

Kimia luan në favorin tonë. Jemi të tërhequr nga dikush dhe krejt papritur na kthehet në fiksim. Projektojmë tek tjetri idenë tonë për lidhjen dhe e shohim me sy pozitiv çdo gjë që tek lidhja e mëparshme nuk shkonte siç duhej. Zbulojmë së bashku tipare të pazbuluara të vetes. Të bësh dashuri me të është mrekulli dhe përkëdhelemi gjithë ditën si kurrë më parë. Kjo është faza e parë dhe quhet rënia në dashuri.

Çifti

Rënia në dashuri formon një çift dhe ne nuk kemi më dëshirë të ndahemi prej tij/saj. Në këtë fazë fillojnë edhe përplasjet, por ajo që mbizotëron është ndjesia e mbrojtjes. Jeta në çift të përthith. Edhe nëse pasioni i fazës së parë është qetësuar, jemi ende të lidhur pas sigurisë që të jep jeta në çift. Besojmë se kemi arritur shkallën maksimale të dashurisë dhe nuk ka ç’na pret më. Në fakt, po vjen pengesa e parë.StrugaLajm

Zhgënjimi

Gjithçka na mërzitet, na duket banale. Rënia e pasionit na bën të duket pak të dëshirueshëm. Ku shkoi ai person i mrekullueshëm pas të cilit u dashuruam? Ku shkoi jeta në çift? A nuk meritojmë më shumë në jetë? Këto lloj pyetjesh na çojnë më shumë në vuajtje, në heshtje dhe mbyllje. Të përballosh këtë stad, na detyron të të përballemi me veten, sepse gjendja e vështirë psikologjike shpesh, në këtë fazë, lidhet edhe me gjendjen e vështirë fizike. Ky është momenti i së vërtetës.StrugaLajm

Themele të reja

Nëse arrin të kapërcesh fazën e tretë, atëherë personi që kenë krah bëhet një bashkëpunëtor. Diskutohet në çfit, hapen dyer që dukeshin të vulosura, kapërcehen pakënaqësi dhe fillon bashkëpunimi. Themelet e vërteta për të dashuruar me zemër të hapur një person pa skema. Personi që ka mbetur krah teje, pavarësisht gjithçkaje. Kjo është lidhja e vërtetë. Kështu kthehet edhe pasioni e bëhet dashuri sërish me shumë dëshirë.

Fortesa

Është ndërtuar një port i sigurt, fortesa që mund të përballojë sfida të vërteta të jetës, me një bashkëpunëtor të ngushtë tashmë. Dhe jo vetëm. Ta duash kështu dikë ta bën të thjeshtë edhe marrëdhënien me ata që të rrethojnë. Është momenti kur i dedikohesh një të mire të përbashkët dhe përmirëson detajet që të kanë kushtëzuar lidhjen. Jepet dashuri dyfish, ndërkohë që fortesa është ndërtuar me shumë mundim. Dashuria e vërtetë nuk mbaron në fazën e tretë. Aty fillon.


Loading...
loading...