Lidhja SHQIPTARE në botë –“Shkundi Shkupin”

 

Sot,më datë 21.10.2018, në “Hotelin Aleksandar Palace” u mbajt Kongresi i Tretë i organizatës politike “jopartiake”,siç vetë quhet organizata në fjalë. Nuk e mohoj faktin që nuk u ndodha rastësisht në atë manifestim sa pompos dhe aq të kushtueshëm që e mbulonte dhe e mbuloi kuleta e milionerit Lazim Destanit. Për pjesëmarrjen time ditë më parë ishte kujdesur një miku im i vjetër, duke siguruar edhe për mua një “thirrje protakolare”.
Ky protokol i pashkruar, siç na u bë e qartë gjatë punimeve të Kongresit, nënkuptonte “disiplinimin” absolut të atyre qindra delegatëve të pranishëm, që eventualisht mund t’u shkonte mendja të merrnin fjalën.
Referuesit ishin caktuar në kohën e duhur; neve, pjesëmarrësve na mbetej të dëgjonim, të mbyllim veshët ose të shporremi. Sipas “protokolit”- nga e para e tek e fundit, fjalën e kishin përfaqësuesit e tri “shteteve shqiptare”: Shqipërisë, Kosovës dhe “maqedonisë”. Demagogji kjo “postreferendumiane”.
Përfaqësuesi i Shqipërisë as që u ndie, por nënkryeministri i Z.Zaevit, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj i Kosovës ia shtrydhën “lëngun” fjalës, duke numëruar “frytet” dhe sukseset e veprave titanike, në interes të Popullit Shqiptar, në të gjitha anët e “Shqipërive”.
Demagogjia komike e ngritur në pozita “shtetërore” të tre “shteteve shqiptare” turpërisht përcillej me duartrokitje frenetike nga qindra “intelektualë” në sallën “grandioze” të hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Në atë mjedis “gjithkombëtar” u takova edhe me disa shokë të vjetër që i kishte sjellë kureshtja, mbase edhe ideja për të thënë edhe diçka “ të ndryshme” në atë ambient të mbushur me kamera nga të tria “shtetet shqiptare”.
Për të marrë fjalën në Kongres, për ne “të ndryshmit” çdo rrugë drejtë mikrofonit ishte e mbyllur. U mendova gjatë t’i drejtohem publikut nga vendi (ne stilin e manifestimit të përvjetorit të ABC-së në Manastir) e vetmja mundësi e hapur, por besomëni motra dhe vëllezër se duke përcjellë dalldisjen e shqiptarve për votimin e ndryshimeve kushtetuse të IJRM-së, ekskluzivisht për interesa greko-sllave nuk mu duk me vend t’ua prish ëndrrat bashkpatriotëve të mi; le të provojnë edhe këtë çorbë të helmët mashtrimesh, se do vij dita, -mendova (unë sigurisht nuk do jem mes tyre në atë kohë) që edhe bashkarisht, edhe secili veq e veq, do ta vjell me kosto të lartë dhe nëpër hundë këtë çorbë.
“Jashtë protokolit” shpërtheu vetëm zëri i vetmuar i Ilir Lleshit, përfaqësues i “Lidhjes Shqiptare” nga Ulqini. I vetmi zë i dalë nga dallgët ulëritëse të spastrimit sistematik të shqiptarëve nga tokat e tyre shekullore, por si i thonë fjalës: “ I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”!
Fundja nuk ishte as vendi as kuvendi, siç thuhet për të qarë hallet e dikujt, aty ishin mbledhur “ burrat e kombit”, që nga plagjiatura e Zaevit e gjer në rrot të sëmës, për të festuar dy ngjarjet historike të këtij shekulli: Formimin e Ushtrisë së Kosovës (që qëllimisht dhe tradhëtisht i “bashkangjitet” “fitores” historike të shqiptarve të hiçmaqedonisë.
Ne jemi properendimorë,- tha Enver Hoxhaj, dhe ky qëllim u arrit. Kjo do të thotë (pa nënkuptime) se soji i tillë ka pranuar çdo lloj autonomie që ofronte Serbia në Konferencën e Rambujesë për shqiptarët e Kosovës, poqe se Serbia do të nënshkruante “marrëveshjen” në fjalë dhe do të rreshtohej nga politika perendimore. Këtu nxjerr kokën (si gjarpëri) në sipërfaqe, zvarritja dhe vonimi gjer në vitin 2008 i shpalljes së Pavarësisë të Kosovës. Është pritur që eventualisht ndonjë kastë e re politike serbe do të bënte te pabërën dhe do të kthehej me fytyrë nga Perëndimi. Atëherë, pa asnjë pikë dyshimi “enverët e kosovës” për hir të orientimit properendimor, do të futeshin me zellin më të madh në brekët e popave serb siç bënë “bujar osmanët” nën brekët e Zaevit.
Mos e merrni për të marrë popullin zotërinj sa të mendoni se ai nuk kupton ç’janë dëshirat dhe integrimet Perëndimore dhe ç’janë shkeljet mbi identitetin e tij, në emër të “properendimizmit”. Në perendim gjithsesi, por vetëm si Shqiptarë, jo si kurbanë të marrveshjeve dhe planeve greko-sllave.
U vraftë gjaku i derdhur nëpër shekuj dhe buka e tradhëtise e lyer me gjakun e tij.

Lebit Murtishi

In : Aktuale

Loading...
loading...