Ligji për amnisti në Maqedoni, përfitojnë edhe ata që presin në radhë për burg

Ligji për amnisti do të përfshijë edhe katër mijë të dënuarit më vendim të plotfuqishëm që janë duke pritur radhë për vuajtjen e dënimit me burg. Por, sipas të dhënave të Ministrisë së drejtësie kjo do të vlej vetëm nëse këta persona janë paraqitur në mënyrë të rregullt në gjykatë dhe nëse kundër tyre nuk janë lëshuar flet-arreste.

Me ligjin për amnisti do të përfshihen edhe personat të cilët janë duke pritur radhë për burgje, vetëm nëse kundër të njëjtëve nuk është lëshuar flet arrest dhe nëse të njëjtit i kanë respektuar të gjithë procedurat gjyqësore – njoftojnë nga Ministria Drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme kuvendi miratoi ligjin për amnisti i cili përfshinë mbi 670 të burgosur të cilët lirohen tërësisht nga vuajtja e dënimit ndërsa rreth 3000 të burgosur të tjerë përfitojnë ulje prej 30 për qind nga dënimi.StrugaLajm

Ky ligj nuk përfshin personat e dënuar me burg të përjetshëm, ata për vrasje, pedofili, veprat kundër shtetit dhe procesit zgjedhore si dhe veprat kundër të drejtave ndërkombëtare. Në Maqedoni për së pari herë ligji për amnisti është sjell në vitin 1991 ku janë përfshirë personat që kanë qenë në burgje dhe personat që kanë qenë të dënuar.StrugaLajm

Ndërsa ligji për amnisti i vitit 1999 ka përfshirë personat që janë dënuar nga gjykatës të Maqedonisë si dhe të ish Jugosllavisë. Një ligj për amnisti u soll edhe në viti 2002 ku amnistoi të gjithë personat që janë dënuar për vepra penale që kishin të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, ndërsa në vitin 2003 ligj për amnisti është votuar për të personat që nuk kanë kryer detyrimin ushtarak.

In : Aktuale

Loading...
loading...