LIQENI I OHRIT PO TUNDET PREJ TERMETEVE

Musa Musai/Strugalajm.com

Dikur ne historin e larget, para shume miliona vite, permes dy carjeve te tokes, Koselit dhe Malit te Thate, u krijua fushegropa e Liqenit te Ohrit. Ajo fushegrope , fillimisht ka qene me e thelle. Niveli i ujit te Liqeni te Ohrit ka qene me i larter per 200 metra dhe ka pasur shtrirje siperfaqesore me te madhe.

Fushegropa, pasi u mbush me uje, permes ujit hyri bota e gjalle shtazore, mandej u krijuan kushte edhe per boten bimore.
Ne te njejten kohe ne menyre te ngjajshme u krijuan disa liqej: liqeni i Bajkallit – Rusi, i Bodenit – ne kufirin Gjermani, Zvicer Austri, Gjenoves – Zvicer, Tanganjikes – ne Afriken e Jugut dhe disa liqej te tjere ne Europ dhe Bote. Prandaj te gjithe keto liqej, quhen bashkekohanik, kane bote te ngjajshme shtazore.

Liqeni i pare historiki fushegropes se Ohrit, eshte quajtur Liqeni i Dashareteve sipas fisti ilir Dasharetet. Kete e vertetojne shume shkencetar: Broucard, Pitte, Schneider, Jovan Cvijic, etj.

Midis Liqenit te Ohrit dhe Liqenit te Prespes, u ngrit mali i Galicices, i cili i kufizon du hapesirat gjeografike, te dy liqejve, liqenit te Ohrit dhe atij te Prespes. Mali i Galicices ja shton bukurine Liqenit te Ohrit, prandaj eshte i shpallur, Park Nacional, kurse Liqeni I Ohrit per boten e gjalle dhe kualitetin e ujit qe ka, eshte i mbrojtur prej UNESKOS.

Mali i Mokres, Jabllanices dhe i Karaormanit llogariten se jane me te vjeter, ne krahasim me Malin e Galicices, por kuptohet se te gjitha mallet kane ndertim Sharro-pind, te sistemit Dinarik.Dikur ne historine e mevonshme, liqeni mer emrin Liqeni i Ohrit.

Ne Vendin e quajtur Kosel, vazhdimisht ka frymuar gazera sulfur-hidrike, te cilat kane aromen e vezes se prishur. Brenda ketyre diteve sasia e gazit eshte shumefishuar dhe jane shtuar edhe gjashte vrima te reja, perms te cilave frymojne gazera me sasi edhe me te madhe. Kjo verteton, se Koseli edhe me tutje eshte mbetje historike e vullkanit te dikurshem ne historine e larget. Kjo mbetje e ketij lloi vullkanik tregon se eshte vullkan pasiv, nuk ka potencial te riaktivizohet qe te paraqesi ndonje rrezik, per popullaten si dhe per biodiversitetin e vet liqenit te Ohrit.
Para disa viteve disa punetor shkencor nga Zvicra, Gjermania, ne bashkepunim me punetoret shkencor te Institutit Hidrobiologjik te Ohrit, erdhen ne perfundim se vjetersia e Liqenit te Ohrit eshte me e vjeter se sa mendohe prej kater milliona viteve.

Por rata e pohuan tezen e shkencetareve te pare, se fushegropa e Liqenit te Ohrit, per te ardhmen do te jete aktive ndaj dridhjeve te termeteve te reja, me fuqi te ndryshme. Pra sipas shume studimeve shkencore te Institutit Seizmologjik te Zagrebit ne ish Jugosllavine e dikurshme thonin se hapesira gjeografike e geykes se Drinit te Zi Peshkopi – Diber – Struge, gjithemone eshte nen ndikimin e dridhjeve tektonike, por pa ndonje rrezik. Gjithemon keta dridhje ja ruajne freskin Liqenit te Ohrit, prandaj Liqeni i Ohrit kurre nuk plaket.

Prej gjithe kesj del si perfundim se nuk ka vend per shqetesim, per te gjitha ato dridhje qe i kemi perjetuar brenda ketyre diteve.

In : Aktuale

Loading...
loading...