“LLAFE, VETËM LLAFE!“

Fadil Lushi

Miku im i dashur! Para se të filloja ta ndërtoj shkarravinën e radhëssi dhe dialogun me vëllain tim, më shkoi mendja te një sentencë e Shekspirit, i cili dikur moti, pos të tjerash, kishte thënë: “Llafe, imzot, vetëm llafe!” Ky vëllaçkoja im që është më i moshuar, më i dashur dhe më i mençur se unë, para disa ditëshmë tha: “Ore qerrata! Pse time shkarravinat e tua nuk dukesh këtejpari? A mos vallë, ndërrove mendjen e bajrakun, a mos ndërrove fytyrën, lëkurën e partinë, a mos ndërrove qimen dhe telat?! Pse nuk shkruan për vakitë a meseletëe dovletit tonë, që kohë më parë duke ndërruar emrin, erdhi në din e iman, pse nuk ia ngul një shkarravinë! Ç’është e gjithë kjo dembeli anadollake! Futja një vështrim, pavarësisht se unë që në fillim do e vë para gjyqit të pushkatimit, pavarësisht se që në fillim do të jetë i barabartë me tavën turli.Ti e di vetë se miqtë dhe lexuesit e tu të çmuar dhe të nderuar, mund të të paragjykojnë e të thonë me plot gojën se këtij kalemxhiu, o i është fikur feneri prej dore, o i ka ikur zëri e sytë, o i kanë ikur furkat dhe në fund, ndoshta është shndërruar në plak të rrjedhur. Bëje vëllaçko, me të ngulme njësoj si ai çuni i bukur prej dylberi, i cili ditë më parë, diku në një lagje të Shkupit, ia shtoi bishtin institucionit tëdrejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut…, thjesht e bëri ashtu ashiqare dhe me të ngulme…, jo si ata meshkujt, që dikur mbaheshin a hiqeshin si katërqind derhemë burra të pjekur dhe të zotit e që në mexhlisin e thashethemexhijve, muhabetin e bënin bythëpraps dhe me të shkulme! Ti vëllaçko, pavarësisht se ti njihesh a të njohin si ai kapaku që i shkon çdo tenxhereje, qoftë ajo e sheshtë, prej bakri, prej teneqeje me a pa veshë, bëje shkrimin me ‘të ngulme’!Nëse do ta bësh, bëje me kujdes, mos e bëj me çallëme, mos e ndërto me të zgërdhirë, mos e bëj me ofendime, pavarësisht se mund të të gënjejë rradakja, pavarësisht se vetvetja mund të të duket i pashëm, i ditur dhe si lesh prej arapi…, bëj kujdes me gjithsecilin që të lexon…, mos harro se ti, unë dhe të tjerët, jemi njësoj para Perëndisë…, bëj kujdes që të mos ofendosh skamnorin…, bëj kujdes të mos harrosh jetimin, bëj kujdes dhe mos ngatërro profesionet! Mos lejo që daullexhiu të bëjë politikanin, mos lejo që teneqepunuesi të bëjë punën e akademikut, mos i lejo kryeparit të Këshillit gjyqësor, kur t’i teket dhe si t’i teket, të hidhet në aventura mendore, mos i lejo berberit të bëjë poetin, mos i lejo nallbanit që të merret me arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, hiqi prej mendjes të gjithë pederastët, bukëshkalët dhe mosmirënjohësit e nahijes së bariut tonë fisnik, të cilët dikur kur i kishte kapur breshri, kishin kërkuar jakucen e tij me xhufka që të mbroheshin nga shiu…, dhe bariu, si bari që ishte,ua kishte bërë këtë nder…, por ama, me ndërrimin e havasë, ia kishin kthyer lurkën dhe, në vend që t’i shprehnin mirënjohjen dhe falënderimet, ia kishin sharë veshjen e sipërme të burrave…, sikterise analfabetin funksional, i cili sabah e aksham, nuk dallon normat drejtshqiptimore nga rregullat drejtshkrimore e të tjera norma, rregulla e standarde!” Në fund më tha: “Ftilloje për qejfin tënd dhe për lexuesin e respektuar…, dhe nëse ta merr mendja se kyshkrim nuk mund të lexohet, atëherë fute edhe një herë në furrë që të piqet dhe mandej hidhe në gazetë!”
Vëllaut tim të nderuar i thashë se do ta bëj nëse më fton në gosti dhe nëse më blen një palë këpucë “allafrënga” dhe një kollare, njësoj si rripi lule-lule ipiktorit nga Tirana. Në fund “arritëm në ujdi”, unë do të bëj “shkarravinën”, ai do shlyejë faturën prej pensionisti…, ndonëse ai është i ndërgjegjshëm se “do ta gënjej sy ndër sy”, ashtu njësoj siç gënjen “irrjepuri e i shqepuri”, njësoj siç gënjen politikani, njësoj siç gënjen “kandarxhiu nga mëhalla e haxhi-babës!”…, njësoj siç dikur na gënjyen ambasadorët rrospi të Konferencës së Londrës, njësoj siç gënjen kryepari istatistikës demografike, njësoj siç gënjejnë diplomatët e Brukselit sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njësoj siç gënjejnë amatorët që merren me peshkatari, njësoj siç gënjejnë… dhe, në fund, njësoj siç gënjejnë vjehrrat kur shkëmbejnë mendime ndaj nuseve të tyre. Ky vëllaçkoja im, mendon se unë në “shkarravinën” e radhësdo të sjell “haberin taze”ndaj plakushit prej dordoleci, icili, para se të dukej në qytetin tonë, kishte ndërruar zanatin e tij me zurnanë…, dhe ditën që u sistemua, gjeti sofrën shtruar të mësuesit dhe mendimtarëve të krahinës sonë, ashtu pa leje kishte vënë prapanicën pranë tryezës, kishte nxjerrë lugën prej brezi, kishte ngrënë bukën dhe kishte bërë duanë e armikut…, në fund u ishte drejtuar me: “Ju jeni në shërbim të politikanëve dhe të politikës ditore!” Ky vëllaçkoja im, shpreson se gjithë këtë “shkarravinë, mund ta bëj me një frymë”, ashtu njësoj siç ushtaraku grek (antik) Filipidis që kishte vrapuar me një frymë nga fusha e Maratonës deri në Athinë për të sjellë a për të shpallur lajmin e fitores së ushtrisë greke ndaj persianëve!Ky vëllaçkoja im, sikur më parashtron pyetjen: “Pse, sot e gjithë ditën e Perëndisë, lidershipët shqiptarë dhe të tjerë politikanë mendjendritur nuk bëjnë përpjekje ta vrapojnë me një frymëmaratonën politike, pse këtë vrap e bëjnë së prapthi, pse këtë maratonë e bëjnë individualisht a ndaras, pse nuk e bëjnë që maratonën e Filipidisit ta vrapojnë bashkërisht!” Ky vëllaçkoja im, sikur qëllimisht harron se maratona politike dhe diplomatike nuk bëhet me inate homerike dhe histerike, inate që janë shndërruar në “bythë e brekë”, sikur harron semaratona nuk bëhet duke kthyer mendjen dhe shikimin herë nga e majta e herë nga e djathta, e herë-herë mënjanë, poshtë e lart! Ky vëllaçkoja, të cilit e gjithë rrëmuja ekonomike dhe politike i ka ardhur majë hundës, mendonse historia e shovinizmit dhe nacionalizmit katundaresk të fqinjëve tanë mund të mbyllet a të shembet menjë “shkarravinë”, me një sharje, me ca thashetheme dhe me zëra e tinguj të çrregullt e të përzier.
Dikur moti qehallarët, respektivisht kujdestarët e pasurisë së beut, qëllimisht tridhnin koqet e dashit që ruante delet!? Dhe kur i pyesnin se pse e bënin këtë, ata thoshin se beu,lëre që nuk irespektonte…, por edhe pagën nuk ua jepte në kohë të caktuar. Ne në këtë shkrim do të parashtrojmë pyetjen se në hartën tonë gjeografike, në nahijen tonë që duket sa një “çerek-bythë vend”, mos vallë nuk duken bejlerët e moderuar me kostum politik që hiç nuk u shkon përshtati e për samari, a mos vallë këtejpari (nuk) duken pashallarët e moderuar me këpucë allaturka?!Pyetja e fundit i tim vëllai ishte: “Hej, ti qerrata!Më thuaj se në çfarë organizimi politik jetojnë shqiptarët e Gadishullit Ilirik!?” Përgjigja ime ishte: “NË DEMAGOGJI!?”LLAFE, VËLLAÇ-KO, VETËM LLAFE!“


Loading...
loading...