“LN – PROJEKTE” vazhdon me projekt idete per Strugen…

Studioja Projekuese ,, LN – PROJEKTE GROUP ,, – SHPKNJP, – Veleshte – Struge, e udhehequr nga ark. Lulzim Nasufi, ne kuader te ciles punojne gjashte arkitekt dhe dizajnues te profileve te ndryshme, dhe me nje veprimtari te gjere ne sferen e projektimit, ndertimit dhe menaxhimit te procesit te ndertimit, si dhe trajtimit te tokes ndertimore, kohes se fundit, eshte duke u marur me dhenien e disa ideve preliminare arkitektonike per rregullimin e disa elementeve kyqe urbane te Komunes se Struges, te cilat paraqesin edhe pika referimi, por ne te njejten kohe edhe pika problematike per qytetin e Struges.

Keshtu pas paraqitjes se projekt – idese per rregullimin e grykederdhjes se Lumit Drini i Zi nga Liqeni i Ohrit, si dhe rregullimin e bregut te Lumit Drini i Zi ne te dyja anet e Lumit, deri te ura ne rrugen Magjistrale – Oher – Qafe Thane, kohes se fundit ka pregatitur nje projekt ideor tashme te shpallur ne faqen zyrtare te Studios Projekuese ,, LN – PROJEKTE GROUP ,, – SHPKNJP, – Veleshte – Struge, per rregullimin e parterit, trotuareve dhe vendparkimit ne Lokacionin – oborrin e Spitalit te Pergjithshem te Struges.

Edhe pse gjate kohe tani me po flitet per ndertimin e nje Spiatli te Ri te Pergjthshem ne Qytetin e Struges, kjo studio projektuese me kerkese edhe te drejtorit te spitalit Dr. Asim Musa, i cili vec eshte ne procese te lidhjes se kontrates me zbatuesin, idene e pregatitur e mbrone me tezen se me pak Investime mund qe te rregullohet elementet e permendura me larte, ne funksion te rregullimit te oborrit dhe te parterit te jashtem te Spitalit, sidomos lehtesimin e qarkullimit te mjeteve vozitese te Ndihmes se Pare, ne momentet e dhenijes se ndihmes se pare dhe ndihmes te shpejte te pacienteve te saj.

Studioja Projekuese ,, LN – PROJEKTE GROUP ,, – SHPKNJP, – Veleshte – Struge, potencon se edhe me tej do te trajtoj problemete te natyres me karakter shoqerore dhe publik, si ne qytet poashtu edhe ne rethine, ne dobi te qytetareve, se eshte e hapur per verejtjete dhe sugjestionet nga qytetaret per idete e prezentuara dhe se kerkone edhe ndihmesen e tyre per trajtimin e problemeve te tjera ne sferen e ekologjise, komunikacionit urban, pastertise, rregullimit urban te qytetit, dhe te natyres …

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...