Lojërat manipulative dhe meskine të Zaevit

Arsim ZEKOLLI

Lojera ne vijim e siper meskine e Zoran Zaev, tani po shenon etapen e re, dhe te pritur, te transformimeve manipulative te LSDM’së. Angazhimi i vrullshem i ish-kuadrove te VMRO-DPMNE’së (si Filipce, Dimitrov, Vangelov, Angjusev), s’eshte ceshtje rasti, por, tentative e Zaevit qe te forcoj pershtypjen e tij te nacionalisti maqedonas, para maqedonasve. Ne mesin e te cileve, tanni per tani shënon rënie te pandalshme popullariteti.

Duke favorizuar kuadro te tilla, Zaev shpreson te rikthejë sadopak simpatitë maqedonase, pa cenuar imazhin e tij te (kuazi) tolerantit. Keshtuqe, faji per ngitje te nacionalizmit tek maqedonasit, serish do bie mbi VMRO-DPMNE, ndersa Zaev dhe Sheqerinska, do te arsyetohen se Dimitrov, Angusev, Filipce nuk jane anetare te LSDM’s, rrjedhimisht LSDM-ja mbetet “social-demokraci qytetare”. Te natyrshme jane prandaj reagimet e maqedonasve dhe shperthimi i revoltes per kete dyftyresi te radhes nga Zaev, qe nuk do te permiresoje rejtingun tek maqedonasit dhe do te zvogelojë (ulë) rejtingun tek shqiptaret.StrugaLajmStrugaLajm

Ne thelb, Zaev dhe Shekerinska, ndaj maqedonasve perdorin po te njejtin manipulim sikur ndaj shqiptareve, duke angazhuar konvertit te koruptuar, pakurrizor, me dosje kriminale, te cilat duhet lozur lojen se “ja, me ne jane edhe te ndershmit e VMRO-DPMNE”. Por, ne realitet, kjo loje simultane ndaj maqedonasve dhe shqiptareve, demaskon varshmerine e LSDM’s nga kuadro te diskredituara si rezultat i zhgenjimit te qytetareve te rendomte dhe aktivisteve te pakorruptuar ne politikat miope te Zaev dhe Shekerinska.StrugaLajm

Kjo loje e paskrupullt e Zaevit, vetemse do ta thellojë zhgenjimin e qytetareve ne LSDM, por aq me shume edhe ne bashkesine nderkombetare, posaçerisht Bashkimin Europian (BE), që sapo shpalosi strategjine per Balkanin Perendimor me theks mbi luften kunder krimit dhe korupcionit. Do te kemi skena komike kete muaj, kur Junker gjate vizites se tij ne Shkup, do te lavderon BE’në, deri sa buzeqeshet i rrethuar me yje te tilla te anti-korrupsionit si Zaev, Angjusev, Sheqerinska, Ahmeti, Osmani dhe Dimittrov.

In : Aktuale

Loading...
loading...