LR-PDSH:Proaqua u shit nga njerezit e Beses se Struges

Besatarët e rinj dhe Integristët e vjetër, nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë llogari për problemet që vetë i kanë krijuar.
Juve jeni trashëgimtarë të filozofisë politike të BDI-së dhe ju keni qënë pjesë e strukturave të saj në kohën kur bëhej shkatërrimi i Strugës. Atëkohë nuk ju pengonte as deponia e as Proaqua.
Na vjen keq se shtireni si profesionistë e keni hapur zyra për ushtrim profesioni, a në fakt nuk i dini gjërat elementare të lëmisë.
Proaquan nuk e ka shitur Komuna e Strugës, por e njejta është konfiskuar nga përmbaruesi sepse në kohën e qeverisjes suaj nuk u është paguar rrogë punëtorëve. Ju përkujtojmë se vetëm një herë ka pasur shitje të objektit të Proaquas dhe atë shitje e bëri garnitura juaj me në krye kapedanin tuaj.

Levizja për Reforma PDSH – StrugëStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...