LSDM me shqiptarët i del para VMRO-së

Megjithatë, rritjen e mbështetjes së LSDM-së karshi VMRO-së e bën votuesi shqiptarë, konkretisht 8 për qind e të anketuarve shqiptarë kanë theksuar se mbështesin LSDM-së kundrejt më pak se 1 përqindëshit që janë shprehur për VMRO-në, raporton KOHA. Në përgjithësi, tregon anketa, LSDM ka 24.4 për qind mbështetje, VMRO 24, derisa tek partitë shqiptare – BDI e Ali Ahmeti ka gati dyfishin e mbështetjes karshi Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Në pyetjen “Nëse do të ketë zgjedhje parlamentare”, 6.9 për qind janë shprehur se do votojnë për BDI-në, 2.7 për qind ASH dhe 1.7 për qind për Lëvizjen BESA. “Nuk e dinë” apo “nuk do të votojnë” janë shprehur 37.8 për qind e të anketuarve.

Ndryshe, të dhënat e hulumtimit janë grumbulluar përmes telefonit (CATI) në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht të vitit 2018. Anketa është zbatuar në ekzemplarë të stratifikuar disallojësh nga 1026 të anketuar më të moshuar se 18 vjeç. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...