LSDM: Populli është qeveria e re që do të formohet shumë shpejt

LSDM në reagimin me shkrim të deklaratës së sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, thekson se ai, “nuk është populli dhe se populli është qeveria ere që do të formohet shumë shpejt”. “Nikolla Gruevski e di se më nuk është faktor dhe për këtë shpik tema joekzistuese, nxit jostabilitet, i shqetëson. Mendon se kështu mund të bëhet faktor. Dëshiron të ulet në tryezë negociuese dhe të bëj pazar për amnisti”, qëndron në kumtesë. Sipas LSDM-së, ndryshime dhe drejtësi do të ketë dhe urgjentisht nevojitet transfer i qetë i pushtetit.

Loading...











Loading…