LSDM premton: Do të rriten pagat në gjitha sektoret në vend

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se pagat po rriten në të gjithë sektorët dhe se të punësuarit do të marrin më shumë para.

Ata thonë se trendi i rritjes së pagave do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me realizimin e masave të propozuara në buxhet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Paga mesatare në muajin shtator ka qenë 24.355 denarë. Kjo është rritje për 2.164 denarë në krahasim me shtatorin e vitit 2016, në kohën e qeverisë së kaluar”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se do të rriten edhe pensionet përkrah pagave.

“Qeveria e LSDM-së, do të vazhdojë me realizimin e masave për rritje ekonomike, paga më të mëdha dhe përmirësim të jetës për të gjithë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

In : Aktuale

Loading...
loading...