LSDM zbutet me Merkon dhe BDI-në,Aleanca kundërshton raportin për bregun e liqenit

Pas deklaratave dhe kundërshtive që shpërthyen në opinion, ndërmjet dy partnerëve të koalicionit në pushtetin vendor të Strugës, duket se kjo situatë është tejkaluar, gjykuar nga deklarimet e këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së në seancën e sotme të Këshillit komunal të Strugës.Këshilltarët e LSDM-së, në seancën e sotme ishin më produktivë dhe më të përmabjtur në deklarime duke kërkuar një raport më të detajuar në lidhje me gjendjen në bregun e liqenit.Në seancën e sotme me mbështetjen e gjithë këshilltarëve raporti i Inspektoriatit komunal për gjendjen në bregun e liqenit u kualifikuar si paplotë dhe i njëjti, duhet të plotësohet dhe të jetë më i detajuar.Si nga këshilltarët e LSDM ashtu dhe nga ASH ky raport u kualifikua si i paplotë dhe cunguar .Në fjalën e tij, Ymer Ymeri nga ASH potencoi se raporti i deponuar nga Inspektoriati komunal në Këshill është i paplotë dhe vetëm si raport nuk mund të konsiderohet duke thënë se Komuna duhet të ketë një qëndrim më të qart për situatën në bregun e liqenit të Strugës.Ndërkohë, këshilltari Emin Kupa nga ASH kërkoi që komuna mos bëj rolin e të paditurit, por nëse realisht dëshiron që të lejojë ndërtime në atë pjesë të Strugës të propozojë ndryshim të planit urbanistik dhe të lejojë ndërtimet dhe jo në këtë mënyrë të sillet.Në këtë linjë, ishte edhe këshilltari Kaim Dauti nga ASH duke thënë se bregu i liqenit duhet të ruhet dhe në këtë drejim solli shembullin e Pogradecit .Ndëerkohë, në fjalën e tij kryetari i komunës Ramiz Merko, potencoi se problematika e plazheve nuk korospondon me realitetin dhe më shum është një cështje që është ngritur nga media, sepse sipas tij asgjë nuk po ndodh ,por vetëm një pjesë e pronarëve që kanë toka në afërsi po pastrojnë pronat e tyre .Sipas Merkos, një pjesë e pronarëve të parcelave kanë filluar të pastrojnë parcelat e tyre, por sipas ti askush nuk do të lejohet të ndërtojë ndërtime të forta në afërsi të liqenit.Ne si komunë, vazhdoi ai, por edhe si Këshillë duhet të diskutojmë edhe për dëmet që bregut i erdhën sivjet nga rritja e nivelit të liqenit dhe mënyrës se si e shfrytëzon si bazen ELEM liqenin .Në mbështetje të fjalës së kryetarit Ramiz Merko, doli këshilltari i BDI-së Inajet Dani i cili potencoi se Struga duhet të zhvillohet duke thënë se Ohri ka shumë më shumë plazhe dhe askush nuk e ngren këtë problemati,, ndërsa kur vjen në pyetje Struga të gjithë ngrihen në këmbë tha ai.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...