LSDM:Ekonomia po ringjallet, pagat rriten

Të dhënat zyrtare që sot i publikoi Enti shtetëror për statistikë tregojnë rritje të pagës mesatare në janar të vitit 2018 për 5.6 për qind, në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2017.

Kjo është dëshmi se masat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja po japin rezultate, ekonomia po ringjallet, pagat rriten. Me rritjen e pagës minimale lëviz spiralja e rritjës së pagave, ndërsa ringjallja e ekonomisë jep rezultate reale dhe të dukshme.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas të dhënave zyrtare, neto paga mesatare në janar ka qenë 24.025 denarë që është për 5.6 për qind më shumë sesa në janar të vitit 2017.StrugaLajm

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me implementimin e masave që sigurojnë vende të reja të punës, rritje të ndihmës për ndërmarrjet, paga më të larta, rritje ekonomike dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...