Lulzim Zhaku-Aliu,biznismeni i njohur nga Struga në Zvicër projekton topin e Ligës Kombëtare Shqiptare! (FOTO)

Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida ku do të merrnin pjesë futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare vazhdon të mbetët dëshira me e madhe futbolldashësve shqitparë.

Shumë nga ta endërrojnë një ligë e tillë të funksionalizohet. Madje ka nga ata që tashmë e kanë projektuar edhe topin me të cilin do të luhej në këtë Ligë.

Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida

Është biznismeni nga Struga, Lulzim Zhaku-Aliu, ai i cili ka projektuar topin e Ligës Kombëtare Shqiptare. ‘Kuq-zi e gjelbërt’ janë ngjyrat që do të dominojnë në topin e kësaj lige.

Foto: Lulzim Zhaku-Aliu

Në një prononcim për ORAinfo Lulzim Zhaku-Aliu ka thënë se përzgjedhja e këtyre ngjyrave është bërë duke u bazuar në flamurin kombëtar. Ai thotë se trojët shqiptare kanë nevojë për themeilin e një lige të tillë Kombëtare.StrugaLajm

“Nëse bashkohen të gjithë në një ligë, atëherë edhe futbolli shqiptar do të ishte me i fortë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Zhaku-Aliu.

Kujtojmë që Lulzim Zhaku-Aliu për vite të tëra ka mbështetur talentët shqiptarë. Në mesin e tyre janë: Milaim Rama, Mirdi Limani, (Albert) Sabri Selimi, Blerim Xhemajli, Ever Idrizi, Azem Maksutaj e shumë talent të tjerë të cilët kanë pasur nevojë për mbështetje menaxhimi dhe financiare. /ORAinfo/

StrugaLajm

Lulzim Zhaku-Aliu në mbështetje të talentëve shqiptarë

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...