Makina me targa të Maqedonisë kapet me drogë

Pas një aktiviteti shumëmujor të përbashkët të policive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Kulla sot në një automjet të Maqedonisë janë konfiskuar rreth 12 kilogram heroinë dhe janë arrestuar dy persona.

Siç ka njoftuar Drejtoria policore e Malit të Zi, në vendkalimin Kulla është kryer kontroll ndaj automjetit “Hjundai” me targa të Maqedonisë së Veriut me të cilin ka drejtuar A.A (28) nga Shkupi, ndërsa i shoqëruar nga I.S (23) poashtu nga Shkupi.

“Pas kontrollit detajor të makinës, në vend mirë të fshehur dhe bunker special i cili gjendej në pjesën e prapme të automjetit janë gjetur 24 paketa me sasi prej 12 kilogramë heroinë”, theksohet në komunikatë.

Me aksionin policor është ndërpre kanal i kontrabandës ku nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut, heroina nga Kosova përmes territorit të Malit të Zi është transportuar në vendet e Evropës Perëndimore. Supozohet se në rastin konkret droga ka qenë e dedikuar për në Itali.

Loading...
loading...











Loading…


loading…