Makina që nuk mund ta vozisni nëse jeni i dehur (FOTO)

Disa makina elektrike me bazë në Kinë pretendojnë të dalin në prodhim së shpejti, e njëra ndër to është SF Motors, e cila prezanton një crossover elektrik me 1000 kuajfuqi.

Kjo makinë ka disa vecori mjaft interesante. Të përfshira në SF5 është një sistem i monitorimit të shoferit, që sipas SF Motors, mund të zbulojë nëse jeni i dehur dhe ju ndalon të vozisni, shkruan CNBC.

Ende është e paqartë se si sistemi do të funksionoj, por SF Motors pritet të dal me shpjegime të detajuara.StrugaLajmStrugaLajm

John Zhang, shefi i SF Motors, tha për Automotive News se ka shpenzuar miliona për këtë produkt gjatë dy viteve të fundit, duke u fokusuar në zhvillimin e fuqisë dhe aftësive prodhuese në SHBA dhe Kinë.StrugaLajm

SF Motors thotë se kjo makinë mund të bëj afro 500 kilometra me një mbushje dhe falë 1000 kuajfuqive shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3 sekonda. /IndeksOnline/


Loading...
loading...