Manipulim me peshën e prodhimeve

Çokollata e madhësisë standarde me vite është shitur me 100 gram, ndërsa me kalimin e kohës ka filluar të “dobësohet”. Së pari në 90, pastaj në 80 dhe tani ka 75 gram. Se sa është e hollë çokollata, askush nuk ka mundur të shikojë, për shkak se ka qenë e paketuar në të njëjtin ambalazh, shkruan gazeta KOHA. Praktikë të ngjashme kanë filluar të përdorin edhe prodhuesit e tjerë, ku me kalimin e kohës, një pjesë e konsiderueshme e paketimeve të ushqimit që ju ofrohen blerësve bëhen sa vjen e më të lehta, por jo edhe më të lira. Zyrtarisht nuk ka mashtrime për shkak se pesha e prodhimeve është e deklaruar në çdo prodhim, megjithatë rrallë ndonjë konsumator kontrollon gramazhën, ndërsa në shprehi të tilla llogarisin edhe prodhuesit. Jo vetëm ëmbëlsirat si çokollata, por edhe artikujt e tjerë ushqimor si sheqeri, shpagetat, supat, makaronat, jogurti renditen ndër prodhimet që konsumatorët i blejnë për të njëjtin çmim, por me peshë më të vogël. Ulje të peshës së prodhimeve në vend të rritjes së çmimeve është bërë praktikë e një pjese të madhe të prodhuesve që ofrojnë prodhimet e tyre nëpër dyqanet e ndryshme. Nëse në vitet e kaluara mund të blinim çokollatë 100 gramëshe, tani blini çokollatë prej 80 gram për të njëjtin çmim, shpagetat apo makaronat janë zvogëluar nga 500 gram në 350-400 gram , paketimi i sheqerit prej një kilogram është zvogëluar në 900 gram, një kilogram bukë që moti nuk është 600 gram, por është 450 deri 550 gram, keksat prej 300 në 220 gram, perimet e ngrira prej 500 në 450 gram, çipsi prej 60 në 54 gram. Bile edhe cigaret para disa vitesh shiteshin nga 20 copë, ndërsa në kohët e fundit ato jo vetëm se shtrenjtohen vazhdimisht, por edhe shiten me nga 19 copë në paketim.

KONSUMATORËT TË BËJNË KUJDES

Nga Organizata e Konsumatorëve thonë se qytetarët gjatë blerjeve të përditshme duhet të bëjnë kujdes si me çmimet dhe markën tregtare, ashtu edhe me peshën dhe përmbajtjen e prodhimeve të ndryshme që i blejnë. Sipas tyre, përderisa gramazha është e shënuar në deklarimin e prodhimit adekuat, atëherë këtu nuk ka asgjë joligjore. Por shtojnë se problemi shpesh ka të bëjë me atë se pesha dhe përmbajtja janë të shkruara me germa shumë të vogla. Andaj ju rekomandohet konsumatorëve që me kujdes ti lexojnë deklarimet e prodhimeve për shkak se një praktikë e tillë e uljes së sasisë së prodhimeve me mbajtjen e çmimit, shpesh praktikohet nga prodhuesit e ndryshëm, që nënkupton se qytetarët paguajnë njësoj, ndërsa fitojnë më pak.

“Në përputhje me normat ligjore, në ambalazh çdo herë duhet të qëndrojë pesha e prodhimit që gjenden në brendësi të paketimit me qëllim që blerësi vetë të vendosë se a do ta blejë atë për çmimin e ofertuar. Në aspektin vizual apo pamor, ambalazhi duket i njëjtë, ndërsa faktikisht është më i vogël andaj edhe sjell huti për konsumatorët. Mendojmë se blejmë të njëjtin prodhim, por shpesh për çmim të pandryshuar dhe ndonjëherë edhe më të shtrenjtë blejmë sasi më të vogla. Andaj sugjerohet që konsumatorët të lexojnë me kujdes deklarimet për shkak se kjo praktikë shpesh përdoret nga ana e prodhuesve”, thonë nga Shoqata e Konsumatorëve të Maqedonisë. Sipas tyre, konsumatorët duhet të bëjnë kujdes edhe me aksionet e ndryshme që bëjnë prodhuesit si blej tre në një, gratis në paketim, që shpesh qytetarët edhe nuk e dinë se sa me të vërtetë është falas për shkak se nuk e dinë se çfarë sasie të prodhimi sa e paguajnë.StrugaLajmStrugaLajm

Bile edhe në Maqedoni, por dhe shtetet e rajonit ndodh që prodhuesit dhe tregtarët përmes markave të ndryshme tregtare që në ambalazhin e njëjtë apo edhe më të madh, në një kuti të madhe të vendosin prodhime të ndryshme duke zvogëluar në këtë mënyrë neto peshën e prodhimeve, për shkak se blerësit shpesh nuk shikojnë përmbajtjen, por i tërheq madhësia e madhe për syrin në shikim të parë e  ambalazhit. Ekonomistët nga ana tjetër thonë se për shkak të shtrenjtimit të madh të lëndëve të para dhe çmimeve të energjisë elektrike si dhe harxhimeve të tjera në prodhimtari , por edhe shpërndarje apo distribuim të mallit, ekziston një presion i madh tek prodhuesit që të mos ndryshojnë dhe rrisin çmimet. Shkak tjetër i paketimeve më të vogla të artikujve ushqimor diktohet edhe nga ndryshimi i mënyrës së konsumit të amvisërive në vendbanimet urbane dhe popullata më e re. Mungesa e kohës dhe rritmi i shpejtë i jetesës imponon edhe ngrënies e drekës jashtë shtëpisë , andaj edhe paketimet më të vogla i përgjigjen ndryshimeve të mënyrës së jetesës. Në ndërkohë, dikur prodhimet paketoheshin në paketime standarde prej një kilogram, 500, 200 dhe 100 gram. Por, e gjithë kjo ndryshoi në vitin 2009 kur në Bashkimin Evropian u miratua direktiva sipas së cilës, u anuluan të gjitha ligjet e mëparshme për paketimet e obligueshme standarde.StrugaLajm

ANULIMI I PESHAVE STANDARDE, I DOBISHËM PËR BLERËSIT!

Në vetë direktivën evropiane është theksuar se Parlamenti Evropian vlerëson se anulimi i peshave standarde është i dobishëm për tregun dhe konsumatorët. “Sasitë e lira nominale rrisin lirinë e konsumatorit të sigurojë mall në përputhje me nevojat konsumatorëve dhe rrisin konkurrencën në aspekt të sasive dhe çmimeve”, thuhet në direktivën evropiane të vitit 2009.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhej se në ndërkohë është krijuar korniza ligjore që mbron konsumatorët , lidhur me theksimin e obligueshëm të çmimit për njësi të masës, ndërsa nga ana tjetër rritet numri i familjeve me pak anëtarë, andaj edhe është krijuar nevoja për paketimet më të vogla që nuk përputhen me kategoritë tradicionale.
Ndryshe, një pjesë e shitësve por edhe prodhuesve e dinë që nuk mund të thonë gënjeshtra pa limit në reklamat që prodhojnë dhe që sipas ligjeve në shumë shtete , pretendimet e tyre duhet të mbështeten në statistika konkrete. Megjithatë, ato shpesh e shtrembërojnë të vërtetën mbi produktet e tyre. Gjatë reklamimit, kompania mund ta ekzagjerojë me veçanti të caktuara të produkteve, duke e bërë atë të duket shumë më cilësor se ç’është në të vërtetë. Sigurisht, veçantitë negative të një produkti nuk përmenden kurrë. Kështu, reklamat mund të mashtrojnë shumë njerëz, sidomos për një grup-moshë të re që shpenzon orë të tëra përpara televizorit apo internetit dhe përballet kudo me reklama të tilla agresive dhe mashtruese.

In : Aktuale

Loading...
loading...